Kuvendi miraton heqjen e TVSH-së së jahteve, Klosi: Kjo industri mungon! Nuk favorizon luksin, por zhvillon ekonominë (VIDEO)

14 Maj 2020, 12:13| Përditesimi: 14 Maj 2020, 18:36

  • Share

Parlamenti miratoi projektligjin që përjashton nga TVSH-ja të gjithë ata që do të blejnë nga jashtë jahte dhe mjete të tjera ujore për qëllime turizmi dhe argëtimi. Në projektligj thuhet se do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar “Importimi i jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet, që përfshihen në kodin 8903, të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.”

Sot në seancë ishte deputeti Myslim Murrizi ai i cili kundërshtoi këtë nismë të qeverisë duke e quajtur  ligj luksi. Ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se kjo industri mungon në vendin tonë dhe me lehtësimet fiskale i hapet mundësia bizneseve të investojnë.

"Debatin që bëni sot për jahtet e keni bërë për agro-turizmin, për hoteleritë dhe tashmë për industrinë e jahteve. Nuk ka asnjë humbje në buxhetin e shteti pasi kjo industri nuk ekziston tek ne. Me këtë ne synojmë të ngremë këtë industri dhe të bëhemi konkret me fqinjët tanë. Na duhet një paketë lehtësirash fiskale në mënyrë që të Shqipëri të gjendet vend për ngritjen e një industrie të detit, që do të hapë vende të reja pune.

Në Shqipëri kemi pothuajse zero për jahtet dhe punësimin në to. Do të krijojmë një flotë me flamurin e saj me jahte që janë evropiane që kërkojnë të ç'doganohen në Shqipëri dhe për këtë duhet të ngremë një politikë të re për ngritjen e një industrie të re. Me këtë projektligj që këtë vit do të marrim frytet e para të një ekonomie të munguar në Shqipëri. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi", tha Klosi.

Lidhur me këtë projektligj ka pasur akuza të vazhdueshme nga Partia Demokratike pas sipas përfaqësuesve të saj është në ndihmë të oligarkëve dhe milionerëve të vendit, në kushtet kur kjo TVSH nuk pranohet të hiqet për bizneset në vështirësi.

Projektligji i miratuar sot ne Kuvend

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zari: 14/05/2020 19:25

    O TE QI...SHA TRUTE O KLOSI PO TI I KE PLAZHET ME MUT E SHURRE ,,SEPSE I DERDH UJRAT E ZEZA NE DET MOR IMBECIL,,,PASKA MBETUR PUNA TEK JAHTET....PTU..PTU.IDIOT ,PIS..

    Përgjigju
  • Rripjellja: 14/05/2020 13:46

    A u shker... grat e motrat per veten tuaj i beni ligjet si te doni

    Përgjigju
    • Karma: 14/05/2020 19:04

      Jo vec motrat po dhe fis e fare, se jane qelbesia nga koka tek kembet. Vec propagande bejne gja per te varfrit e thjesht lehtesojne barren e vet fiskale. Taksojne mjetet 3000 kubik si mjete luksi e jahtet i lene jashte. Ne fund te detit perfundofshi me gjithe jaht si ajo pjese e shqipetareve qe e keni detyruar te marrin rruget e botes e lane kockat rugeve. Si mund te fuksionoje biznesi jahteve kur nuk ka porte per ta e sherbimi baze, per uje, energji e ankorim. Karma meets any one.

  • KritikAbsolut: 14/05/2020 12:30

    Ai qe ka para per te blere jaht apo skaf apo anije ka dhe mundesine ta paguaje doganen dhe ti insiston qe ta zerosh ndersa njerezit per nje pale kepuce, shapka, sandale paguajne 40% dogane. Po ju jeni hajdute me liçense more po pse nuk thua qe Zamir Mane do importoje jahte per portin qe po nderton te Kepi Rodonit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?