Jim Puckett, drejtori i 'Basel Action Network', që sinjalizoi për anijet
Në një operacion të ndërmarrë nga autoritetet e Tajlandës, u lokalizuan të dyja anijet “Compton” dhe “Candor”, teksa sot (14 Gusht), autoritetet qeveritare të vendit aziatik konfirmuan nisjen e kthimit mbrapsht të tyre, në vendet e origjinës.
“Shqipëria duhet të marrë përsëri kontejnerët dhe të sigurojë që mbetjet të mos rieksportohen në një destinacion tjetër që nuk dyshon”, tha Jim Puckett, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Veprimit të Baselit (Basel Action Network).
“Është shumë e lehtë për tregtarët dhe industrinë që thjesht të ngarkojnë kontejnerë me materiale që përndryshe do të kushtonin shumë për t'u trajtuar siç duhet”, tha ai. "Gjeneruesit e këtyre mbetjeve dhe çdo bashkëpunëtor në Tajlandë që ranë dakord të pranojnë këtë dërgesë, duhet të ndiqen penalisht për të penguar tregtarët e ardhshëm".
Rrjeti i Veprimit të Baselit, së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, njoftuan shumë vende kur mësuan se më shumë se 800 tonë pluhur furre me hark elektrik u ngarkuan në anije në Shqipëri.
Kompania “Maersk tha se “asnjë nga kontejnerët nuk ishte deklaruar se përmbante mbetje të rrezikshme, përndryshe do të kishte refuzuar t'i transportonte ato”.
“Bloomberg News” nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur se çfarë po transportonin anijet. Kompanitë që eksportojnë dhe marrin kontejnerët nuk janë identifikuar.
“Maersk Campton”, që dyshohet se kishte fikur transmetimin e vendndodhjes së saj, e riktheu sinjalin e GPS më pas dhe tregoi vendndodhjen teksa po lundronte nëpër ngushticën e “Malacca”.
“Maersk” njoftoi se “anija kishte ndaluar transmetimin e vendndodhjes së saj, ndërsa ishte afër Cape Town, për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon”. Kapiteneria nuk ishte autorizuar të ndalonte në shtetin afrikan. Autoritetet po sqarojnë me hetime se çfarë veprimesh kreu ekuipazhi gjatë kohës së fikjes së sinjalit GPS.
Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina.
Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.
Lajmi kryesor:
Tajlanda gjen, ndalon dhe kthen mbrapsht dy anijet e 'Maersk' me 816 tonë mbetje që dyshohen toksike
A.Q/ReportTv.al