Tirane- SPAK vijon marrjen në pyetje të ish drejtuesve të lartë të Policisë së shtetit në kohën e protestës së 21 janarit 2011, ku para kryeministrisë u vranë 4 protestues.
Numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha është paraqitur sot (24 tetor) në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje nga agjentët e BKH për të dhënë sqarime për veprimet e uniformave blu atë 21 janar.
"Dhashë deklarimet e mia në raport me rrethanat e hetimit lidhur me funksionet që kam kryer në atë periudhë dhe mbi të cilat SPAK po organizon hetimet për ngjarjet e 21 janarit. Dhashë shpjegimet e mia shteruese për të gjitha pyetjet që janë bërë për veprimet e ligjshme që prokuroria në tërësi ka kryer dhe në mënyrë të vecantë struktura e policisë që unë kam mbuluar ka kryer. Për më tepër nuk mund të komentoj pasi më është kërkuar të mos jap shpegime." tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.
Një ditë më parë në SPAK u thirr ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.
Të dy ish drejtusit e lartë të policisë në atë kohë momentalisht po merren në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që në 2014 ndaj tyre prokuroria e Tiranës nisi një hetim për 'shpërdorim detyre' pas kallëzimit të bërë nga SHKB, - në atë kohë sot AMP - për refuzimin e moszbatimit të vendimet e grupit hetimor të çështjes “21 Janari” për të arrestuar “grupin e zjarrit”
Çështjen e vonesës 18 ditë e zbatimit të urdhrave të prokurorisë ka qenë një prej akteve më të rënda, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, teksa e citonte në vendim deklaratat e Berishës kundër zbatimit të këtij urdhri.
“Mosekzekutimi i urdhrave të ndalimit çoi në humbjen e tetëmbëdhjetë ditëve, ndërmjet datës kur u lëshuan urdhër-ndalimet dhe datës kur prokurorët mundën të merrnin në pyetje të dyshuarit kryesorë. Akoma më i rëndësishëm është fakti që përveç humbjes së kohës së çmuar, autoritetet humbën në mënyrë të pakthyeshme mundësinë për të marrë në pyetje të dyshuarit menjëherë pas ngjarjes, duke minimizuar kështu çdo mundësi për marrëveshje të fshehtë ose shtrembërim të së vërtetës, thuhej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Kuliçaj është një figurë e lidhur shumë ngushtë me PD-së dhe ish- kryeministrin Sali Berisha. Ai ka qenë fillimisht truprojë e tij dhe me bekimin e Berishës, u katapultua" në atë kohë në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për 8 vite, gjatë kohës së qeverisjes Berisha, dhe dha dorëheqjen me ardhjen në pushtet të socialistëve, në 2013, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.
Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.
MALOKU ESHTE NJE QENIE E RREZIKSHME,,,ENVERI I MBANTE KETA NEN FRE,,,ME DU,,PLUMB,,DHE IZOLIM.....SA REHAT KA QENE TIRANA,,DURRESI NE ATE KOHEN E XHAXHIT.....///
PërgjigjuJo Kuliçaj por Hysni Burgaj është fajtori kryesor në ngjarjet r 21 janarit!
PërgjigjuFiks hysni burgaj qe largoi policine nga rrethimi i jashtem Dhe ja la gjithe pergjegjsine gardes qe u sulmua pa meshire Dhe reagoi nen trysni shume te larte pasi u tradhetua nga policia e cila nuk e beri detyren e vet me urdher te hysni burgajt.. qe vetem ai e di kujt i sherbeu, dhe kush su denua e u vlersu e gradu dhe emeru neper poste si nga rradhet e policise dhe garde !!! Faktet qe u ndrrua pushteti duket qarte qe ka pase njerez nga brenda qe e kane skenu kte ngjarje dhe ja arriten qellimit , mendje e zgjuar ..
kelysh qen i sali berishes,,te arrestohet menjehere...
PërgjigjuA i shpjegove kur i re Ndrea Prendit me grusht qe ja nxive syrin Dhe doli ne tv ndrea tha me kane ra protestuesit me gure! Ti kishin ra me gure mire do ishte , por do cahej sdo u nxinte katunari ! Shpjegove dhe vrasjet qe jane bere ne shqiperi dhe info qe jepje per cdo kundershtare.... kush i ma men thuaj !
Përgjigju(Grupi-Çiftelia).. ky eshte i rrezikshem.
PërgjigjuKy shpellar i ndyrë është krye kriminel.
PërgjigjuKY ESHTE SHKAKTARI I DEKONSPIRIMEVE TE SHUME AKSIONEVE TE POLICISE KY DUHET TE ISHTE BRENDA NE BURG
PërgjigjuShpjego edhe pazaret qe ke bere me Jorida Tabakun dhe te atin e saj.
PërgjigjuE sakte ky eshte mik i ngushte i babait te Jorida Tabakut dhe ky e ka futur Joriden ne PD.
Po na thuaj o qytetar cfare pazari na paskan bere?
Çka i kishte ndodhë kështu Shqipërisë more të gjitha strukturat e policisë në duarë të kuadrave me origjinë nga Kukës-Tropojë
Përgjigjuhetim pasuror ktit qeni
PërgjigjuO Gone hajt se edhe ti i ke ly dorezat po mos harro qe dorezat i ke perdor per mos te pa njeri POR KUR GJEJNE DOREZAT NUK KE KU SHKON MÇIFU SA TE DUSH
Përgjigju