Hetimet nga SPAK për lobimin në SHBA, Meta: Krijesë e Partisë, marrin urdhra nga një kongres

26 Gusht 2022, 12:17| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 12:19

  • Share

1661438346_meta.jpg

Sa i përket hetimeve të SPAK për lobimin e LSI-së, Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se SPAK është krijesë e Partisë të cilët marrin urdhra nga një kongres.

‘Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.’- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?