Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak

26 Gusht 2022, 11:43| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 20:31

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po vijon hetimet për lobimin e Ilir Metës në SHBA. SPAK i ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se SPAK i ka kërkuar gjithashtu KQZ pasqyrat financiare të depozituara nga LSI përgjatë fushatave elektorale, pasqyra në të cilat raportohet edhe zërat e shpenzimeve lobim. Report Tv mëson se ky hetimet po dtejtohet nga vetë kreu i spak Arben Kraja dhe Prokurori Sotir Kllapi.

Ndërkohë po në kuadër të hetimeve të SPAK, zyra e Gjendjes Civile, pas verfikimeve i ka kthyer përgjigje prokurorisë, në lidhje me gjeneralitetet e ish-presidentit. Sipas verifikimeve të bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri.

Teksa sot sulmon SPAK dhe prokurorët e saj, Meta në kohën kur mbante postin e Presidentit inkurajonte sistemin e drejtësisë që të bënin punën e tyre të pa u ndikuar nga ndërhyrjet e brendshme apo të huaja. Por sot Meta i ndodhur përballë një hetimi lobimin në SHBA, sulmon SPAK dhe vetë kreun e saj Arben Krajën duke e quajtur spurdhjak të partisë i cili është në funksion të mafies së inceneratorëve.

Kreu i Partisë së Lirisë bëri edhe një reagim sot për hetimet, ku shkroi se SPAK është një krijesë e Partisë dhe i merr urdhrat nga kryeministri Edi Rama. Ai e cilëson një hetim qesharak që po bëhet për të hequr vëmendje nga ngjarje të tjera siç janë afera e portit të Durrës.

“Duke iu uruar punë të mbarë prokurorëve të SPAK, apeloj për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si edhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm kushtetutës dhe ligjeve në shërbim të saj”, shkruante Meta në 2021.

Dy ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.   

Lobimi 700 mijë USD në SHBA
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Postimi i Metës per anëtarët e rinj të SPAK në 2021

Ora 16:02
Hetimet për Ilir Metën, gjendja civile i kthen përgjigje SPAK: Ish-presidenti s’ka bërë kurrë ndryshim emri e mbiemri

Pak ditë pasi SPAK i dërgoi një shkresë gjendjes civile, në kuadër të hetimeve që po zhvillon për lobimin e Ilir Metës në SHBA, nëse ka ndryshim gjeneralitetesh ndër vite, Report Tv mëson të tjera detaje.

Sipas verifikimeve të bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri. SPAK i ka bërë kërkesë gjendjes civile më 8 gusht dhe më 16 gusht ka pasur një përgjigje zyrtare.

Zyrtarisht si emër përgjatë presidencës edhe në shkresa Meta ka përdorur emrin Ilir Meta.

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës
Ora 12:17
Hetimet nga SPAK për lobimin në SHBA, Meta: Krijesë e Partisë, marrin urdhra nga një kongres

1661438346_meta.jpg

Sa i përket hetimeve të SPAK për lobimin e LSI-së, Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se SPAK është krijesë e Partisë të cilët marrin urdhra nga një kongres.

‘Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.’- shkruan Meta.

Ora 11:57
Rama me kryeministrin e Luksemburgut s'komenton hetimet e SPAK për Ilir Metën: Jam me miq këtu

 

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë hetimet e SPAK për Ilir Metën. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Pettel u pyet nga gazetarët për hetimet, por ai zgjodhi të mos përgjigjet duke theksuar se çwshtje të politikës së brendshme nuk i diskuton kur pret miqtw nga jashtw.

“Për pyetjen e dytë unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na vijnë nga jashtë. Asnjëherë, ky është parimi im. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miqtë që jemi këtu për t’i nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politik, apo për akuza dhe stërakuza politike.  Më vjen keq por për pyetjen e dytë nuk do t’u japë asnjë përgjigje”, tha Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/08/2022 02:29

    Po dokumentet e rendesishme te shtetit si i ka firmosur,si Meta,apo Metaj? Sepse ligjerisht dihet se, nese nje germe mungon,ose nuk eshte e sakte ne emrin e firmetarit,atehere dokumenti humb vleren.

    Përgjigju
  • Dfi: 26/08/2022 23:31

    Ore eshte meta apo metaj? A kemi te bejme me mashtrim apo cfare? Qer do me dy mbiemra mre lepurush sigurimsi?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/08/2022 16:13

    Kete mbiemrin Metaj apo Meta e sqaron vetem gramozipësës dhe ska nevoj as per gjendjen civile,as për sali,edi,preçzogaj,pobrat pobratini apo dreqi me te birin.

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/08/2022 14:58

    Boll 30 vjet, duke qene ne pushtet i kane mbuluar krimet e vjellat e tyre,tashti me duket seju erdhi fundi,burg e konfiskim te pasurise Saliut e Ilirit qe ta marrin vesh edhe te tjerët se nuk mban me orizi uje.Fati i shqiperise varet nga SPAKU,e përshëndes spakun

    Përgjigju
  • toni: 26/08/2022 14:35

    hajde se te erdhi rradha o like

    Përgjigju
  • fatmir: 26/08/2022 14:35

    mire ti behet nje krimineli si ky shume iu vonua hetimi

    Përgjigju
  • genta: 26/08/2022 14:34

    likja kryekriminel i vendit po mos te flase me e te zhduket

    Përgjigju
  • genci: 26/08/2022 14:34

    boll o mete se ne burg do perfundosh

    Përgjigju
  • albana: 26/08/2022 14:34

    si sesh ne burg akoma ky meta se marr vesh

    Përgjigju
  • arber: 26/08/2022 14:34

    likja eshte hajduti me i madh i popullit

    Përgjigju
  • Soni: 26/08/2022 14:18

    Me Ramen ne krye kam besim se drejtesia do vihet ne vend

    Përgjigju
  • Erti: 26/08/2022 14:18

    Hajduti me i madh i vendit vetem Likja pas Saliut

    Përgjigju
  • Toni: 26/08/2022 14:17

    Sigurisht qe do hetohen ca priste Likja

    Përgjigju
  • Mondi: 26/08/2022 14:00

    E para nje here ky e ka Ilir MetaJ emrin dhe ka bere shkelje te rende se ka 30 vite qe firmos me emer tjeter. Fati i keqe qe prokurori qenka me mbiemer kllapa dhe do e kllaposka mire liken

    Përgjigju
    • Gjoli: 26/08/2022 15:55

      Mondi ky të kllapos por ka dhe një avantazh qe është prurje e Fatmir Geron Xhafës dhe Fatka ka një shprehje që “hakmarrja është si të konsumosh një gjellë të ftohtë”. Kështu që Likja është në darë byrazer

  • Bledi: 26/08/2022 14:00

    Ilir hajduti

    Përgjigju
  • Tani: 26/08/2022 13:59

    Njeriu me I shpifur je o Ilir

    Përgjigju
  • Genti: 26/08/2022 13:58

    Ilir palla

    Përgjigju
  • Une: 26/08/2022 13:49

    Lavdi zotit se syte dhe shpresen te ju drejtsia e kemi

    Përgjigju
  • Berti: 26/08/2022 13:37

    Ik o Like se e di i madh e i vogel qe e ke rrjep ket vend

    Përgjigju
  • Besnik Gogol Çafaj: 26/08/2022 13:29

    O Ilir Meta e vërteta kam një pytje pse je nervozuar kaq shum ? ? ? Ti ke dhe një shprehje mere me qetsi e dashuri se fundja fare vetëm në burg do shkosh mre kadosh. E burgu për burra është o floriri Ilir.

    Përgjigju
  • Shqip: 26/08/2022 13:21

    Ilir monstra ilir hajduti

    Përgjigju
  • Vanesa: 26/08/2022 13:18

    Pyetje te kota qe smeritojne te marrin pergjigje ne keto momente

    Përgjigju
  • Lori: 26/08/2022 13:16

    Po ky takim ishte per gje tjeter jo per meten keshtuqe sduhet te diskutohej

    Përgjigju
  • Maria: 26/08/2022 13:15

    Normal qe sdo jape asnje lloj shpjegimi ne kete takim per ceshtjen e metes

    Përgjigju
  • Eno: 26/08/2022 13:07

    Duhet te keni m shume rrespekt per mikun e ardhur dhe per kryeministin skeni pse beni pyetje pa lidhje

    Përgjigju
  • Semi: 26/08/2022 13:06

    Ne keto takime pyetjet jane shume ta pa venda qe kshu skan pse te behen

    Përgjigju
  • Klei: 26/08/2022 13:06

    Skan pse behen te tilla pyetje ne nje takim miqese midis dy shteteve

    Përgjigju
  • shila: 26/08/2022 13:03

    ka ber shum krime duhet patjeter ta shohim prapa hekurave

    Përgjigju
  • paola: 26/08/2022 12:58

    meta duhet te rraset ne burg boll ka ndejtur i lir

    Përgjigju
  • tosi: 26/08/2022 12:56

    gazetaret duhet te bejn pyetje rrethe temes te vaktuar dhe jo e se shkuares

    Përgjigju
  • oni: 26/08/2022 12:55

    meta eshte per burg

    Përgjigju
  • titi: 26/08/2022 12:55

    nuk ka pse te permendet meta ne kete mbledhje te rendesishme

    Përgjigju
  • Eva: 26/08/2022 12:35

    Meta do kalbet ne burg pwr gjith krimet e bera

    Përgjigju
  • Besmira: 26/08/2022 12:34

    Po mir e ka, keshtu as nuk nderhyn po le spakun te beh punen e vet

    Përgjigju
  • Maryin: 26/08/2022 12:33

    Meta smeriton ti permendet emri fr

    Përgjigju
  • Geri: 26/08/2022 12:29

    Aman meta esht oer te ardh keq mos i jepni rendsi qe e permendni

    Përgjigju
  • Ana: 26/08/2022 12:28

    Jeni ber per te ardhur keq sdo rrin te cajm koken me meten

    Përgjigju
  • Kevi: 26/08/2022 12:28

    Aman kush pyet per meten se na lodhet

    Përgjigju
  • anna: 26/08/2022 11:47

    Po videon me Dritan Priftin a e keni gjetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?