Ilir Meta

Hetimet për Ilir Metën, gjendja civile i kthen përgjigje SPAK: Ish-presidenti s’ka bërë kurrë ndryshim emri e mbiemri

26 Gusht 2022, 16:02| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 07:50

  • Share

Pak ditë pasi SPAK i dërgoi një shkresë gjendjes civile, në kuadër të hetimeve që po zhvillon për lobimin e Ilir Metës në SHBA, nëse ka ndryshim gjeneralitetesh ndër vite, Report Tv mëson të tjera detaje.

Sipas verifikimeve të bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri. SPAK i ka bërë kërkesë gjendjes civile më 8 gusht dhe më 16 gusht ka pasur një përgjigje zyrtare.

Zyrtarisht si emër përgjatë presidencës edhe në shkresa Meta ka përdorur emrin Ilir Meta.

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës

Përgjigja e gjëndjes civile për SPAK për të dhënat e Metës


Lajmi kryesor:

Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?