Hetimet për 'Ndrangheta-n'/ 'Mjafton që një ministri t'i japësh....', politikanët italianë për biznes në Shqipëri, flasin për korrupsionin dhe përfshirjen e një eurodeputeti

22 Janar 2021, 16:25| Përditesimi: 22 Janar 2021, 18:00

  • Share

Në dosjen e plotë të hetimeve për 'Ndragheta' në Itali, në përgjimet e siguruara nga Report Tv, ka një moment i veçantë që tregon se si dy prej të hetuarve, që janë edhe politikanë e funksionarë kalabrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, flasin për një aktivitet në Shqipëri.

Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë të cilët.

“Korrupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veccuara nga bisedat në përgjime që mund t'i shikoni edhe në italisht më poshtë.

Biznesi të cilin Tomaso dhe Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri kishte të bënte me tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

 


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni në Itali, kush janë 2 shqiptarët e përfshirë në hetimet për grupin mafioz, njëra është grua! 'Princi' i Ndrangheta'-s, biznes në Tiranë! Urdhër arresti edhe për ortakun shqiptar


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?