Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'. Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në 'Ndrangheta' kishin me shqiptarët.
Njihej për anëtarët si "Princi' dhe biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze “Ndrangheta” Antonio Gallo shtetasi italian i datëlindjes 1980, 41 vjeç prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze dhe ndaj tij italia ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.
GalloAlbania rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Antonoi Gallos 50 me 50 % me objekt “Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës”
Biznesi 'Gallo Albania' në Tiranë
Ky grup sipas hetimit italian është përgjegjës për një aferë prej 250 milion euro në pastrim aprash e korrupsion ndërmjet dy vendeve. E pikërisht këtë biznes Henrik Baçi rezulton se e ka fituar pasi Saverio Brutto djali i politikanit Kalabrez Tomaso Brutto ja ka dhuruar pas krijimit të aktivitetit në shqipëri.
Shqiptarja tjetër ndaj të cilës ka një masë sigurie hetim me masën detyrim paraqitje është Odeta Hasaj. Ndër përgjimet e sigurara nga reportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidh të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet
“Antonio di të përfshihet ”. Duke iu referuar personit të "komandantit" (D'ALESSANDRO Ercole ish anëtarit të policisë financiare italiane), BRUTTO tha se ai kishte rënë dakord të merrte djalin e ish oficerit të Guardia Di Finanza në punë në Shqipëri në biznesin shqiptar që sapo kishte filluar
"Unë e pranova djalin e tij në shoqëri, e kuptove çfarë bëra?") Dhe Franco TALARICO shprehu miratimin e tij me frazën: "mirë, mirë mirë mirë, shkëlqyeshëm". Të dy më pas arsyetuan për situatën në Shqipëri ku "korrupsioni është total", duke i konsideruar këto të dhëna të favorshme për të ndërmarrë biznes më lehtë, pa tenderë dhe, në këtë drejtim, ata diskutuan se sa e dobishme mund të ishte të shfrytëzohen kanalet tashmë të hapura ose të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s Lorenzo me homologët e tij të huaj "kjo është gjithashtu e rëndësishme eh ... një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju ... e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri thyhet (korruptohet).
Në këtë grup rezultojnë të përfshirë administratorë lokalë, sipërmarrës dhe profesionistë midis atyre që janë marrë masa ndaluese të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Catanzaro si pjesë e operacionit "Basso Profilo", profili i ulët.
Dokumenti që vërteton kalimin e aksioneve nga Saverio Brutto te Henrik Baçi
Antonio Gallo, Saverio Brutto, Tommaso Brutto
Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në 'Ndrangheta' kishin me shqiptarët. Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën "Princi" në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri. Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane dhe në Itali rezulton me 'arrest shtëpie'.
Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t dhe D'Alessandro-t ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.
Takimi i radhës u bë në mes Gallos dhe D'Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në fillim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më parë.
Ercole D'Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: "së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t'ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj....por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj ... ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...
Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'.
Ndërkohë që "Princi' i Ndragheta ishte biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze. Antonio Gallo shtetasi italian i datëlindjes 1980, 41 vjeç prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze dhe ndaj tij italia ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Në dosjen e plotë të hetimeve për 'Ndragheta' në Itali, në përgjimet e siguruara nga Report Tv, ka një moment i veçantë që tregon se si dy prej të hetuarve, që janë edhe politikanë e funksionarë kalabrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, flasin për një aktivitet në Shqipëri.
Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë të cilët.
“Korrupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veccuara nga bisedat në përgjime që mund t'i shikoni edhe në italisht më poshtë.
Biznesi të cilin Tomaso dhe Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri kishte të bënte me tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.
Antonio Gallo, i njohur me nofkën "Princi" në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri. Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane dhe në Itali rezulton me 'arrest shtëpie'.
Sipas një dokumenti të siguruar nga Report Tv Baçi ka një biznes në Shqipëri si ortak me sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi” në grupet e 'Ndrangheta's', një person që kishte lidhje shumë të ngushta me drejtuesit më të mëdhenj të organizatës.
Biznesi ndodhej një një prej zonave më të preferuara të Kryeqytetit, në ish-Bllok, biznes i cili vijon edhe sot iaktivitetin.
Report Tv ka mësuar se aksionet Henrik Baçit ia ka dhuruar Saverio Brutto, politikan në zonën e Kalabrisë, duke e bërë shqiptarin bashkëpronar të 50% të kuotave të një biznesi në itali.
Biznesi konsiston në import-eksport, tregtim me shumice dhe pakicë i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Gjithashtu shiten veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe të ndihmës së shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh etj.
Policia italiane ka zhvilluar dje një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove
Jemi ne me voten tone qe i mbajme ne pushtet,,keta pushte e hajdute,,,te votohen partite e reja ,,por jo patozin dhe jozefinen zhele. ,;ose ,,mos dilni fare ne zgjedhje...
Përgjigju.....doni më për Saliun? Ai e ka fajin
PërgjigjuKy eshte han pa porta. Horrat kane kapur shtetin tone me bekimin e votes sone. Nuk kane plasur kot ndertimet ne te gjithe cepat e tiranes me m2 me shtrenjte se ne dubai. Lavatrice leku
Përgjigju.......a thu?!
Kush po pjerdh per voten tate
Ja kerkojne sherbimin ne Londer femijeve te Metes ata mafjozet. S'ka Shqiperi qe tall trapin Iliri me shoket. Andej ja luajne qimen dhe koken e vet
PërgjigjuNderkohe mendoj per politikanet te cilat jane te virgjer
Përgjigju