Hetimori për Shëndetësinë/ Sherr mes drejtuesve, Vokshi: Ke hall të madh, do shkosh në SPAK! Ndreca: Shiko hallin tënd, shqetësohu për veten!

21 Tetor, 09:49| Përditesimi: 21 Tetor, 10:02

  • Share

 

 

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka kaluar në debate të forta mes kryetares dhe nënkryetarit.

Teksa nuk ka dakordësi për kalendarin dhe dëshmitarët e fundit për të mbyllur afatin më 22 Tetor, opozita ka qenë kundër, por mazhoranca tha se rendi është refuzuar dhe penguar nga përfaqësuesit e opozitës.

Por mbledhja kaloi në sherr verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës. Teksa nënkryetari akuzoi deputeten e PD-së për pengim të Komisionit, Vokshi i përmendi faktin se “kishte hall të madh” dhe se do shkonte në SPAK.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ke hall të madh, s’ta zgjidh dot ky Komision. Me kapele pa kapele me prona pa prona, nuk ta zgjidhim dot.

Ndreca: Se çfarë halli kam unë, lëre hallin tim por shiko hallin tënd, por do e shohësh se çfarë halli kam unë. Mos u shqetëso për veten, por për Partinë Demokratike.

Vokshi: Një pallat një votë. Imagjinoje çfarë deputeti (i drejtohet një prej anëtarëve të mazhorancës).

Ndreca: Zonjë, nuk intimidon njeri. Jeni të pabesueshëm. Nuk e ke kuptuar që s’e intimidon dot mazhorancën.

Vokshi: Ti ke hall të madh se do shkosh në SPAK. Hall ka ai që është në kryen tuaj. Shiko hallin e Surrelit, se aty bëhen listat!

Ndreca: Të shkuarit në SPAK për mua nuk përbën problem fare. Nuk të japim llogari ty, por më lër ta shpjegoj. Nëse ka pengesë për komisionin jeni ju, me sjelljen, intimidimin dhe presionin që bën. S’ma ndjen fare se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah, por nuk ma ndjen hiç se çfarë thuaj ti. Keni bërë dakordësi, me shkresë. Ju s’lini njeri me fol.


Lajmi kryesor:

Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?