Është mbledhur sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Sterilizimin dhe Check Up, ku prezentë, ndryshe nga mbledhjet e fundit të mbajtura, ka qenë edhe Opozita.
Kryetarja Albana Vokshi vuri theksin tek paligjshmëria e mbledhjeve të fundit pa prezencën e opozitës në Komision, ku përfaqësuesit e mazhorancës kanë caktuar orare dhe emra dëshmitarësh, që janë dëgjuar pa u mbledhur Kryesia për mbledhjen.
Diskutimet kaluan deri në akuza direkte dhe përplasje verbale.
Teksa PS ka njoftuar marrjen e dëshmive të fundit, ku pritej mbyllja e Komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja, Vokshi u shpreh kundër, duke kërkuar zbatimin e Rregullores dhe madje thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dëshmi.
Deputetja e PD këmbënguli se “ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshmuar edhe Edi Rama” dhe që Komisioni të shtyhej me afat për 2-3 javë. Në fund u vendos të mbahej mbledhja e kryesisë, një nga kërkesat e Opozitës, por mazhoranca e ruajti pozicionin e saj që afati të mos shtyhej.
“Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin për Komisionet Hetimore. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin, lista e dëshmitarëve e paezauruar. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit. Të jetë edhe Edi Rama në këtë komision. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. A do e bëjmë së bashku këtë Komision apo do e bëni me hanin me dy porta të Surrelit dhe do ruani hallin e Edi Ramës. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”.
Edhe anëtari Petrit Vasili, përfaqësues i Partisë së Lirisë, denoncoi njëanshmërinë nga mazhoranca dhe caktimin e mbledhjeve pa prezencën e opozitës, duke shkelur Rregulloren për oraret.
"Ka parregullsi shumë të mëdha. Nuk ka mundësi të mbyllet në datën 22, të mblidhet Kryesia dhe të diskutohet. janë të pamundura nga ana proceduriale", tha ai.
Nënkryetari Ndreca u shpreh në favor të mbledhjes së Kryesisë së kërkuar nga kolegët opozitarë, por kundër shtyrjes së afatit. Ai tha se edhe kryeministri Rama nuk mund të thirrej, sepse s'është objekt i Komisionit dhe nuk ka pasur vendimmarrje apo firmosje në këto kontrata sipërmarrëse.
Vokshi i kujtoi Ndrecës se "do shkonte në SPAK", teksa deputeti iu përgjigj që të "shikonte hallin e saj". Vokshi akuzoi edhe deputetin Koçi për 'një pallat një votë', duke i thënë se Rama s'do e zgjidhte më deputet, por ligjvënësi socialist i tha se ajo kishte "ndarë puset e naftës me njerëzit e saj të afërt".
-Ogerta Manastirliu
-Shkëlqim Cani
-Admir Daci
-Arben Daci
-Artan Kalleshi
-Altin Fani
Teksa mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është mbyllur, ku opozita pranoi mbledhjen e Kryesisë së Komisionit pas mosmarrëveshjeve për kalendarin, rendin e ditës, listën e dëshmitarëve dhe afatin, nuk munguan debatet dhe akuzat në fund.
Pas përplasjes me nënkryetarin Plarent Ndreca, kryetarja Albana Vokshi ‘u kap’ edhe me kolegun Petro Koçi, duke i kujtuar se s’do ishte në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025, kurse ligjvënësi socialist i kujtoi “puset e naftës” që kishte ndarë me njerëzit e saj.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: Ty s’të vë Edi Rama në listë, ju kot e keni, do vëjë atë tjetrin e 2030-ës. Nuk do jesh, ne nuk vjedhim paratë e shëndetit. Mos u mundo kot. Ti që krijove parti, një pallat një votë...
Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu!
Albana Vokshi: Ke lejen e pallatit
Ilir Metaj: Kërkojini ndjesë koleges Milva Ikonomi për aktin e dhunës nga kolegët opozitarë.
Albana Vokshi: Jeni të ahengut. Ahengun bëje në Vlorë dhe jo këtu!
Ilir Metaj: Ju jeni partia e tallavasë, unë kam shije tjetër!
Albana Vokshi: ...Edhe kolegu juaj Braçe, që hyri si garip në mbledhje! E mbyll këtu mbledhjen e Komisionit, kalojmë në atë të Kryesisë.
Ilir Metaj: Mos më ndërprit. Kupton që ti ekziston vetëm për t’ju kujtuar shqiptarëve sa keq mund të shkojë politika!
Vokshi:Do mbahesh mend në histori si deputeti më pak i votuar i parlamentit shqiptar. Edhe një vend parkimi aty jashtë, merr më shumë interes njerëzish sesa ty. Pra qepe!
Kanë vijuar debatet e forta në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, kryesisht mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Opozita kërkon shtyrjen e afatit të komisionit të Sterilizimit dhe Check Up me 2-3 javë dhe që të merret në pyetje kryeministri Edi Rama.
Kurse mazhoranca ishte kundër shtyrjes së afatit, teksa Ndreca u shpreh se kryeministri nuk është objekt i komisionit, pasi nuk lidhet me çështjen në fjalë dhe nuk ka pasur rol vendimmarrës në koncesionet e shëndetësisë.
“Kryeministri s’ka firmosje në këto koncesione dhe kontrata sipërmarrëse, nuk ka lidhje me çështjen dhe objektin e këtij Komisioni Hetimor, ndaj nuk mund të thirret për dëshmi. Po kështu edhe një prej emrave që ju përmendët si sipërmarrës, pasi nuk lidhet me koncesionet që kemi nën objekt”, tha Ndreca.
Më tej ai theksoi se qëllimi i opozitës është ta prishë mbledhjen dhe pengojë, teksa pranoi atë të Kryesisë, por pa shtyrë afatin.
“Mbledhjen e Kryesisë e bëjmë, por jo që të shtyhet afati i caktuar, nëse doni mbledhjen, hajde ta bëjmë, nëse keni ardhur për ta prishur, është çështje tjetër”.
Vokshi pranoi mbledhjen e Kryesisë mes palëve për të diskutuar kalendarin dhe këmbënguli për shtyrjen e afatit.
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka kaluar në debate të forta mes kryetares dhe nënkryetarit.
Teksa nuk ka dakordësi për kalendarin dhe dëshmitarët e fundit për të mbyllur afatin më 22 Tetor, opozita ka qenë kundër, por mazhoranca tha se rendi është refuzuar dhe penguar nga përfaqësuesit e opozitës.
Por mbledhja kaloi në sherr verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës. Teksa nënkryetari akuzoi deputeten e PD-së për pengim të Komisionit, Vokshi i përmendi faktin se “kishte hall të madh” dhe se do shkonte në SPAK.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Ke hall të madh, s’ta zgjidh dot ky Komision. Me kapele pa kapele me prona pa prona, nuk ta zgjidhim dot.
Ndreca: Se çfarë halli kam unë, lëre hallin tim por shiko hallin tënd, por do e shohësh se çfarë halli kam unë. Mos u shqetëso për veten, por për Partinë Demokratike.
Vokshi: Një pallat një votë. Imagjinoje çfarë deputeti (i drejtohet një prej anëtarëve të mazhorancës).
Ndreca: Zonjë, nuk intimidon njeri. Jeni të pabesueshëm. Nuk e ke kuptuar që s’e intimidon dot mazhorancën.
Vokshi: Ti ke hall të madh se do shkosh në SPAK. Hall ka ai që është në kryen tuaj. Shiko hallin e Surrelit, se aty bëhen listat!
Ndreca: Të shkuarit në SPAK për mua nuk përbën problem fare. Nuk të japim llogari ty, por më lër ta shpjegoj. Nëse ka pengesë për komisionin jeni ju, me sjelljen, intimidimin dhe presionin që bën. S’ma ndjen fare se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah, por nuk ma ndjen hiç se çfarë thuaj ti. Keni bërë dakordësi, me shkresë. Ju s’lini njeri me fol.
Pyeteni kët buqen Vokshi ç'farë lidhje ka hadha e saja me bandat kriminale të Durrësit?
Përgjigju