Mbyllet me akuza mbledhja e Hetimorit të Shëndetësisë! Vokshi: Një pallat, një votë, s’të vë më Rama në listë! Braçe bëri garipin! Koçi: Ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu

21 Tetor, 10:25| Përditesimi: 21 Tetor, 12:40

  • Share

 

Teksa mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është mbyllur, ku opozita pranoi mbledhjen e Kryesisë së Komisionit pas mosmarrëveshjeve për kalendarin, rendin e ditës, listën e dëshmitarëve dhe afatin, nuk munguan debatet dhe akuzat në fund.

Pas përplasjes me nënkryetarin Plarent Ndreca, kryetarja Albana Vokshi ‘u kap’ edhe me kolegun Petro Koçi, duke i kujtuar se s’do ishte në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025, kurse ligjvënësi socialist i kujtoi “puset e naftës” që kishte ndarë me njerëzit e saj.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Ty s’të vë Edi Rama në listë, ju kot e keni, do vëjë atë tjetrin e 2030-ës. Nuk do jesh, ne nuk vjedhim paratë e shëndetit. Mos u mundo kot. Ti që krijove parti, një pallat një votë...

Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu!

Albana Vokshi: Ke lejen e pallatit

Ilir Metaj: Kërkojini ndjesë koleges Milva Ikonomi për aktin e dhunës nga kolegët opozitarë.

Albana Vokshi: Jeni të ahengut. Ahengun bëje në Vlorë dhe jo këtu!

Ilir Metaj: Ju jeni partia e tallavasë, unë kam shije tjetër!

Albana Vokshi: ...Edhe kolegu juaj Braçe, që hyri si garip në mbledhje! E mbyll këtu mbledhjen e Komisionit, kalojmë në atë të Kryesisë.

Ilir Metaj: Mos më ndërprit. Kupton që ti ekziston vetëm për t’ju kujtuar shqiptarëve sa keq mund të shkojë politika!

Vokshi:Do mbahesh mend në histori si deputeti më pak i votuar i parlamentit shqiptar. Edhe një vend parkimi aty jashtë, merr më shumë interes njerëzish sesa ty. Pra qepe!


Lajmi kryesor:

Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?