Grupi shiit libanez Hezbollah, shprehu solidaritetin e tij të plotë me Iranin, pas sulmeve të SHBA-së ndaj 3 bazave që shërbenin për pasurimin e uraniumit, me qëllime të ndërtimit të bombave bërthamore.
"Ne pohojmë solidaritetin tonë të plotë me Republikën Islamike, udhëheqësit dhe popullin e saj, dhe besojmë në forcën legjitime të Iranit për t'u përballur me këtë agresion dhe për ta bërë armikun amerikan dhe sionist të ndiejë një humbje të hidhur", tha lëvizja në një deklaratë.
Sipas kësaj deklarate, sulmi zbulon "imazhin e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si kërcënimi më i madh për paqen".
Izraeli ka goditur edhe celulën e Hezbollah në Liban gjatë muajve të kaluar, pas asaj të Hamasit në Gaza.
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore! Shpërthime të reja në Teheran, iranianët: Të mbyllet Hormuzi, hakmarrje! (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al