Kronikë

Hidhnin inerte në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ndalon 10 kamionë

9 Nëntor 2021, 20:19| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 20:48

  • Share

Pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ka zhvilluar sot një aksion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbi 10 kamiona janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikimin e plotës të tyre.

Ndërkohë nga një vëzhgim i kryer sot nga Report Tv në zonën e Pyllit të Sodës, panorama me mbetjet ishte e njëjtë, ku thasët me plehra ende nuk ishin larguar nga rruga.

Ishte kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nisi aksionin për pastrimin e territorit të Shqipërisë nga Pylli i Sodës, ndërkohë që kritikoi dhe paralajmëroi për kryebashkiakët e vendit, sidomos për ato të bashkive në zonat bregdetare.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 09/11/2021 21:33

    Vlora nuk ka patur asnjehere kryetar bashkie te gjithe qe kane qene atje vetem kane menduar te mbushin xhepat dhe te largohen keshtu qe kjo nuk eshte cudi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?