SHBA-Për rolin e Shqipërisë për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton. Çmimi iu dorëzua Ramës nga Clinton, në një ceremoni të posaçme në SHBA.
Në ceremoni u shfaq një dokumentar dhe një mesazh mirënjohës nga gratë afgane që ndodhen aktualisht në Shqipëri, drejtuar Kryeministrit Rama.
“Një nga vendet që nuk i braktisi afganët ishte Shqipëria. Kryeministri i saj, Edi Rama, u angazhua të priste deri në katër mijë refugjatë afganë, më shumë sesa çdo vend tjetër në botë. Vital Voices dhe një koalicion i grupeve të grave mbështeti evakuimin e rreth 1 000 udhëheqëseve gra: ministre të qeverisë, mjeke, drejtuese të shoqërisë civile, atlete, gazetare dhe shumë të tjera. Koalicioni me partnerët shqiptarë po u siguron strehim, arsimim, shërbime mjekësore, mbështetje psikosociale dhe të traumës. “Është gjëja e drejtë e më e natyrshme për t’u bërë,” u shpreh Z. Rama në një intervistë për Neë York Times, “Ne nuk i vendosim njerëzit në kampe. Ato janë çnjerëzore.” – thuhej në këtë dokumentar.
Në fjalën e saj Hillary Clinton e vlerësoi figurën e Kryeministrit Rama dhe rolin e Shqipërisë për shpëtimin e hebrenjve. Clinton tha se e vlerëson figurën e Ramës por edhe atë që ai ka bërë në drejtim të barazisë gjinore.
Nga ana e tij Rama vlerësoi çmimin e nderit të jashtëzakonshëm, ndërsa aktin e solidaritetit me popullin afgan si një detyrim për brezat e rinj. Ai tha se është shumë krenar për Shqipërinë.
Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit. Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.
Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton telefonoi pak ditë më pas Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.
Fjala e plotë e Clinton
Mirëmbrëma! Çfarë mbrëmjeje e jashtëzakonshme dhe frymëzuese solidariteti. Më kujtohet gjithë ato vite më parë kur filluam Vital Voices, kur shpresonim se do të bëhej rrjeti global që është sot dhe është kaq përmbushëse të dëgjosh historitë e njerëzve që nderohen sot. Billi, Roberto, Xhejms dhe Den, ju falënderoj secilin prej jush për atë që bëni, për udhëheqjen që ofroni ndërkohë që vazhdojmë të sigurohemi që zëri i çdo gruaje e vajze të të vlejë.
Gjatë muajve të fundit, jemi përballur me përvojën e pabesueshme të kthimit në Afganistan të një grupi burrash, të cilët duan ta kthejnë orën mbrapa për gratë dhe rolin e të drejtat e grave. Do të doja që ata të ishin njerëzit e vetëm sot në botë që duan të kthejnë kohën pas. Për fat të keq, ka shumë prej tyre, që janë jo vetëm pengesë për përparimin, por, më keq se kaq, janë instrumente të përpjekjes për të zhbërë përparimin e bërë. Ja pse na duhen më shumë se kurrë udhëheqës, aktivistë dhe, veçanërisht, duke iu përmbajtur temës së sotme, burra, burra të mirë Xhejms, burra të mirë që ngrihen, flasin dhe mbështetin të drejtat dhe rolet e grave. Kësisoj, është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju prezantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam patur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes dhe admirim të madh, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kështu, së bashku me Vital Voices, Institutin e Xhorxhtaunit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Gratë për Gratë dhe Nina’s List dhe shumë të tjerë, Kryeministri Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani e, kryesisht, grave në nevojë dhe, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1 000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri.
Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë". Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje. Por kjo nuk është e vetmja arsye që ai nderohet sonte. Pas rizgjedhjes së tij, në shtator, Kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare. Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kësisoj, në emër të Vital Voices, kam nderin e madh t’jap Çmimin e Pionierit Global Kryeministrit Edi Rama.
VIDEO- nga eventi
I pranishëm në ceremoninë e posaçme në SHBA, ku u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinto, kryeministri Edi Rama tregoi edhe telefonatën që kishte marrë nga një zyrtar amerikan, për t'i kërkuar ndihmë pr strehimin afganëve. Rama nuk i kurseu batutat, teksa tha se as në ëndërr nuk e kishte parë që Hillary Clinton i duhej ndihma e tij. Ai shtoi se u tregua menjëherë i gatshëm për të ndihmuar ata bura, gra e fëmijë që i rrezikohej jeta nën sundimin e talebanëve.
"Kur u mblodhëm për të diskutuar tërheqjen nga Afganistani, menjëherë mendova për 'tradhtarët'. 'Tradhtarët', siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, 'tradhtarët' ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s. Gjithashtu ishin ata që u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit, pasi besuan në ato që u thamë ne, që ishim aty për ta bërë një vend ndryshe Afganistanin. Ata na besuan, u rreshtuan krah nesh dhe befas, pas njëzet vjetësh, ne ikëm. Sigurisht, ky nuk ishte vendimi im. Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.
“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.
Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Clinton?”
“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” (E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikanë… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)
Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh", tha Rama.
nentori i 2022 po afron edhe do i shifni plehrat clinton pelosi shumi biden soros obama e tjer e tjer sesi do percellohen ne burg, do i vij rradha edhe ketij tonit qe ngatarrohet me llumin me te madh ne historine e njerezimit
Përgjigju/KRES/,mos flasim per Trumpin qe gjithashtu shkoi ne ishullin e Epstein dhe ishte mik personal,mos flasim per 6 Janarin,mos flasim per injorantet qe militojne ne GOP dhe shkojne te armatosur //te clirojne//femijet nga bodrumet e picave,mos flasim per Marjorie Taylor-Green(GOP) qe kujton se kanceri eshte ngjites dhe Covidi jo!!!! Mos duhej t'a merrte cmimin nga ndonje nga lista e mesiperme?
PërgjigjuMire e ke, eshe nga Trump e mori nje dekllarate dhe nga Hilari e mori. Kjo e nxjerr pak si prostitute xhaxhin e shtrenjte Rama. Por ne gjuhen e politikes prostitucioni eshte vyrtyt dhe ndaj ta mbani balle lart!
ptuuuu, cmim nga hillary clinton. ptuuuu cmim nga plehra me e madhe ne historine e amerikes, ptuuuu burri i vet i perhershem ne epstein island duke perdhunuar kalamaj, mos flasim per bengazin, mos flasim per john pedesten, mos flasim per goerge soros, mos flasim per pranveren arabe qe sdihet s akalamaj kan vrare kur ishte sekretare shteti bashk me obamen, edhe ky bastard shkon e merr cmim nga keta lloj njerezish, ska fai ai eshte me i ndyre se keta
PërgjigjuRama eshte i vecante, di cfare thote e cfare bene,komunikues i shkelqyer.Shqiperine e panjohurtani po e njeh dhe respekton bota. Ja keshtu, me rastin afgan, me mjeket e derguar ne itali, me bisedimet ne beograd, me publikimin e ndihmes ndaj cifutve etj. Gjithmone ne te mire te vendit.
PërgjigjuBravo rama qe ndihmonte afganet.. POR ATA te ikin ne amerike tani....nuk I duam me shqiperi...shqiperine e duam per turiste...
PërgjigjuNuk e kuptoj pse te gjithe na duan dhe ne fund prap sna duan… Aty e kemi BE-ne…te gjithe jan pro hapjes negociatave…ne fund del qe ato nuk duan ti hapin… Kushedi pse..
PërgjigjuEdhe Shqipëria ne 1986 ishte vendi pre ne bote per mireqenie. Turpi me i madh i DASH qe mbeshtesin ramen me banden e hajdutave. Turp edhe per levinskin me fal per klintonin e vogel qe na e shpifen jeten bashke me yuri kardashianin e tiranes. Basha Barisha go
PërgjigjuKije inat por jepi hakun, ne komunikimin publik eshte brilant!
PërgjigjuKe nirrneshe hallall te qofte. Ti fale burrin me monilen duke bere gargare jo me Ramen. Hajde shiko çbehet ketej me tigra e gazhelna spiropidhna e gjinurna o yuri bjonde.
PërgjigjuSa bukur. Te gjithe shqiptaret e varfer tani do hane cmimin e Rames. Njeri i peshtire nga te gjitha anet.
PërgjigjuEdhe tani ankoheni per te ngrene qe u ka hypur diabeti?
O Artan sahanlepiresi, une nuk e siguroj buken si ty e patronazhistet e tjere duke i lepire b… Rames apo kujtdo tjetri qe mund te jete ne pushtet.
Sa bukur dhe mire jetojne shwiptaret do e kete zili Znj Klinton. Me siguri duhet te vije ne Shqiperi ne vendin e demokracise dhe lirise per te jetuar. Do kete mundesi predigte per te dekoruar dhe falenderuar Ramen per te mirat qe I jep popullit te vet.
Derisa nuk ke buke, shko puno. Mos lexo per Ramen. Qeverite nuk jane aty per te siguruar buken, buken e siguron tregu.
BRAVO
PërgjigjuO njish i Kombit Shqitarise.
Përgjigjunje kryeminister 100% nen kthetrat e nderkombetareve.
PërgjigjuLajm i bukur. Mardheniet me aleatin strategjik te shqiptarve,SHBA-ne,duhet te njohin vetem forcim.
PërgjigjuI mrekullueshem ! Njeri fantastik e me zemer te madhe! Je treguar shume njerezor duke ndihmuar nga vdekja afganet dhe duke lartesuar mikpritjen dhe dinjitetin e Shqiperise. Faleminderit KM i nderua!