'Sekretares Clinton i duhet ndihma jote', Rama tregon telefonatën nga zyrtari amerikan për strehimin e afganëve, s'kursen batutat: Të parët për të të joshur, kur mbarojnë punë thonë 'kush je'

7 Dhjetor 2021, 14:45| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 15:06

  • Share

 

I pranishëm në ceremoninë e posaçme në SHBA, ku u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinto, kryeministri Edi Rama tregoi edhe telefonatën që kishte marrë nga një zyrtar amerikan, për t'i kërkuar ndihmë pr strehimin afganëve. Rama nuk i kurseu batutat, teksa tha se as në ëndërr nuk e kishte parë që Hillary Clinton i duhej ndihma  e tij. Ai shtoi se u tregua menjëherë i gatshëm për të ndihmuar ata bura, gra e fëmijë që i rrezikohej jeta nën sundimin e talebanëve.

"Kur u mblodhëm për të diskutuar tërheqjen nga Afganistani, menjëherë mendova për 'tradhtarët'. 'Tradhtarët', siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, 'tradhtarët' ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s. Gjithashtu ishin ata që u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit, pasi besuan në ato që u thamë ne, që ishim aty për ta bërë një vend ndryshe Afganistanin. Ata na besuan, u rreshtuan krah nesh dhe befas, pas njëzet vjetësh, ne ikëm. Sigurisht, ky nuk ishte vendimi im. Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.

“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.

Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Clinton?”

“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” (E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikanë… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)

Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hillary Clinton i jep çmim Kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij, hapi dyert e Shqipërisë për ata në rrezik! Falë tij 1000 afganë, shumica gra, shpëtuan


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?