Sociale

Himara, Dhërmiu e Borshi, plazhet më të frekuentuara! Turistët vendas e të huaj zgjedhin brigjet e Jonit: Është shumë bukur

21 Gusht, 15:26| Përditesimi: 21 Gusht, 15:52

  • Share

Jugu vijon të mbetet një prej atraksioneve kryesore të pushuesve vendas por edhe të turistëve të huaj. Plazhet më të frekuentuara mbeten ato të Himarës, Dhërmiut dhe Borshit.

Një pjesë e konsiderueshme e pushuesve janë shqiptarët me banim jashtë vendit të cilët rikthehen në Shqipëri për të pushuar.

Përmes një video që ka postuar kryeministri Edi Rama në Facebook, turistët përveç bukurive natyrore vlerësojnë përvojën dhe mikëpritjen e shqiptarëve.

‘Jemi duke u kënaqur. Është shumë bukur. Shumë njerëz vijnë këtu’, tha një turist.

‘Koha dhe deti janë shumë mirë këtu, është viti i 4 që vijmë. Kur kam ardhur për herë të parë këtu jam dashuruar më Dhërmiun’, tha turisti.

‘Deti është i mrekullueshëm, njërzitë janë të dashur, po na pëlqen shumë, po kalojmë shumë bukur’, tha një tjetër. 

‘Po kalojmë shumë bukur dhe koha është shumë e bukur me diell dhe ushqimi është shumë i mirë. Unë kam lindur këtu në Shqipëri, por jetoj në Angli, kam 20 vite dhe vij për pushime këtu’’, tha një turist.

‘Unë jam nga Australia, më pëlqen shumë këtu, njërzit janë të dashur dhe ushqimi është i mirë. Jam këtu për 5 ditë dhe do ta rekomandoja tek çdokush këtë vend’, tha turisti.

‘Duket shumë bukur këtu, ka njerëz të dashur. Shqipëria është një vend shumë i bukur’, tha një tjetër.

‘Un vij nga Milano, më pëlqen shumë ky vend’, tha turisti. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?