Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore

26 Mars, 11:36| Përditesimi: 26 Mars, 12:43

  • Share

HIMARE- Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet së shpejti dhe  të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës dhe burime bëjnë me dije po ashtu se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.

Mbledhja e Këshillit bashkiak pritet të jetë më 29 mars. 

Lajmi ne perditesim...

1711453378_page.jpg

 

Pervin Gjikuria dhe Blerina Bala
 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bue Shpata: 26/03/2024 19:14

    Ky GjikUriMadhi a nuk ka konflikt interesi?!

    Përgjigju
  • Brez i ri: 26/03/2024 18:36

    Vendi besoj I takon brezit te ri zonjushes Bala.

    Përgjigju
  • tani: 26/03/2024 14:35

    Ore, mos eshte Dua Lipa?

    Përgjigju
    • Tirona: 26/03/2024 17:42

      Tano yll bote qeka.. Atë do thoja vallaj ,kopje Dua Lipës

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?