Policia e Himarës, ka shpëtuar dy turistë nga Maqedonia, ditën e sotme, pasi ishin bllokuaar në Gjirin e Filikurit.
Sipas policisë, njëri prej 2 turistëve për shkak edhe të terrenit të vështirë kishte rrëshqitur dhe kishte pësuar dëmtime, i cili më pas ka marr edhe ndihmën e parë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Gjiri i Filikurit, Himarë/ Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve nga Maqedonia, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, organizuan punën për t'u ardhur në ndihmë.
Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërriten në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej. Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Policia e Himarës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent. Për çdo situatë të ngjashme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112.