Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur në Himarë. Zjarri ka rënë që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa pavarësisht punës nga zjarrfikësit, sërish situata nuk është vënë nën kontroll. Në terren janë përfshirë 15 zjarrfikës, 3 mjete nga Himara dhe 1 nga Saranda që po punojnë për shuarjen e flakëve. Për momentin nuk flitet për rrezik për banesat.
Lajmi kryesor:
Fshati Pilur në Himarë nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës
//ReportTv.al