Një 33- vjeçar, ka humbur kontrollin e një mjeti lundrues Jet Ski të marrë me qira ditën e sotme, së bashku me vëllain e tij, dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
Sipas policisë, 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Himarë/ Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.
vazhdojne keta kamikaze gangstere jashte kontrollit te policise
Përgjigju