Plazhi i Borshit

Kronikë

Himarë/ I zaptoi parcelën e plazhit në përdorim në Borsh, 58-vjeçarja denoncon ‘pushtuesen’

11 Korrik, 12:14| Përditesimi: 11 Korrik, 12:17

  • Share

Himarë- Ndërsa kryeministri ka urdhëruar lirimin e hapësirave publike, përfshi edhe plazhet, nga Bashkitë dhe Policia, biznesmenët kanë edhe halle të tjera, si konkurrencën për hapësirat në përdorim.

Një konflikt i tillë ka ndodhur në zonën atraktive dhe turistike bregdetare të Borshit në Himarë.

Policia vendore njoftoi sot (11 korrik) se dy gra janë përfshirë në konflikt me njëra-tjetrën për pronësinë në përdorim të një sipërfaqe plazhi në Himarë.

“U mor nën procedim M. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, Himarë, është kallëzuar Z. Xh., 58 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, me pretendimin se i ka zaptuar një parcelë plazhi, për të cilën ajo ka lidhur kontratë për përdorim”, bëri me dije policia.

Dosja për hetime të mëtejshme i ka kaluar prokurorisë vendore, me qëllim zbardhjen e rastit dhe përgjegjësive.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?