Himarë, ishin bllokuar në malin e Palikonjës, zjarrfikësit shpëtojnë 4 turistët italianë dhe anglezë! Njëri prej tyre i dëmtuar në kokë

16 Qershor 2023, 08:35| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 08:53

  • Share

Në orët e parë të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse në Himarë kanë shpëtuar 4 turistë të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë. Kërkimet kanë zgjatur rreth 9 orë. 

Mësohet se bëhet fjalë për 4 turistë anglezë dhe italianë që kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orëve të mesnatës. Njëri prej tyre është plagosur në kokë si pasojë e rrëzimit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Pas kontrollit mjekësor fatmirësisht gjendja e turistëve paraqitet e mirë dhe të gjithë ndodhen në vendin ku ishin akomoduar. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ???: 16/06/2023 08:56

    Po tallin trapin me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?