Kronikë

EKSKLUZIVE/ Nëna iu gjet e vdekur e vetme në Himarë, flet për Report Tv Piro Dhima: 4 ditë më parë fola për herë të fundit, nuk pranoi të vinte në SHBA

1 Tetor 2021, 09:19| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 15:50

  • Share

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë.

Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016. Njëri prej djemve të saj jeton në Shqipëri.  Ceremonia mortore do të bëhet nesër. 

 

Ora 15:10
Nëna iu gjet e vdekur, Piro Dhima: Filluam të shqetësoheshim kur s'po na përgjigjej në telefon! U nisa urgjent nga SHBA sapo mora vesh lajmin

1633093934_Screenshot2780x405.jpg

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët.

Për Report Tv, Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, thotë për Report Tv Piro Dhima. Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Pirro Dhima na zbulon se u njoftuan  nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan nnjëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika. Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë ku kishte dhe bagëti.  

Ora 13:23
Nëna e Pirro Dhimës e vdekur prej ditësh në shtëpi,flet fqinja: Ai është në Amerikë, kishte kohë që s'vinte

 

75-vjeçarja Lefterie Dhima, nëna e kampionit olimpik në peshëngritje Pirro Dhima prej ditësh ishte e vdekur në shtëpinë e saj, që jetonte vetëm në Himarë.

Njëra prej fqinjëve ka folur për Report Tv dhe ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte

'Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët", njëra prej fqinjëve.  

"Pirro s'ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA", vijon ajo.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alba: 02/10/2021 18:46

    Kjo eshte ceshtje familjare e personale e Pirro Dhimes ,Prandaj o njerez tregoni pak fisnikeri e nese nuk keni ndonje gje te mire per te thene mbajeni gojen mbyllur .Fati i nenes se tij eshte fati i mijera pleqve shqiptare qe rrojne te vetmuar pasi i kane femijet larg .

    Përgjigju
  • Faik: 02/10/2021 12:30

    NGUSHËLLIME FAMILJES së Pirro Dhimës !! Ju Lutem tè gjithè Komentusève bashkè Patriotè SHQIPTARÈ qè tè MOS SHAJNÈ dhe MALLKOJNÈ Pirro Dhimën SOT nè NJÈ DITË ZIE pèr FAMILJEN e tij , sepse sa e ka DASHUR AI NÈNÈN e TIJ , NUK e ka DASHUR ASKUSH tjetèr !!! Prandaj JU LUTEM mbani GOJÉN , O SHQIPTARÈ tè DASHUR dhe RESPEKTONI VDEKJEN , sepse NUK èshtè PIRRO DHIMA e KEQJA e SHQIPÈRISË , por janè HAJDUTÉT Arben Ahmetaj , Ridvan Bode , Genc Ruli , Petrit Vasili , Anastas Angjeli dhe kèta FUNDÈRRINA RUHUNI që e kanè bèrè JETÈN e SHQIPTARÈVE SKÈTERR dhe ZI , prandaj edhe SHQIPTARÈT ikin nga SYTË KËMBÈT nga ATDHEU i tyre !!! SHQIPTARËT IKIN nga POLITIKANÈT e KORRUPTUAR , KRIMINELÈ dhe HAJDUTË të kètyre 30 VITEVE , dhe KURRÉ NUK kanè ikur sepse PIRRO DHIMA tè na ketè VJEDHUR , apo NDONJÈ e keqe tè na ketè ARDHUR prej PIRRO DHIMÈS apo FAMILJES DHIMA !!! MJAFT MJAFT MJAT MJAFT MJAFT MJAFT MJAFT më , me MALLKIME dhe me SHARJE , O SHQIPTARË të DASHUR !! NGUSHËLLIME për FAMILJEN e PIRRO DHIMËS

    Përgjigju
  • Sefer daja: 02/10/2021 11:32

    E para ngushellime familjes Dhima. Kjo fatkeqsi eshte tipike e koheve qe jetojme. Mbase mamaja e djemve nuk e pelqente europen dhe USA-n, e kish zgjedhur te vdiste ne vend te vet! Babain e Pirros, ndjes paste, e kam takuar rastesisht para rreth 7 -8 vitesh ne Himare ,ku isha me pushime, e me fliste plot krenari se ishte babai i Pirros , e bir i Himares! Pirro mund te ndihet grek, amerikon e kinez madje por e verteta eshte se eshte rritur ne Tirane, tek rr.Elbasanit e ka pas shtepine. Shkollen e ka kryer tek Labinoti, e per hir te te vertetes ka qen goxha i afte si peshngrites por per mesime nuk ja thoshte shume!

    Përgjigju
  • Genci: 02/10/2021 08:33

    Eshte per te ardhur keq qe njerezit gezohen ne fatkeqsi te tilla. E para punes Pirro Dhima mbetet nje Shqiptar nga krahina e Epirit, do apo nuk do ai kjo eksperience e ben ate edhe me Shqiptar, pasi nuk eshte as i pari, as i fundit qe u detyrua nga nje sistem i ndyre kriminal politik qe te braktisi vendin per oportunitete me te mira. Sa nena e baballare jane lene vetem e po vdesin se kane ikur te gjithe ? Shqiperia po plaket nderkohe qe Rama eshte bere miliardere dhe Meta shperndan dekorata per te vdekurit. Ceshtja dhe gjithe fuqia e ketij populli nuk duhet te drejtohet ndaj Pirro Dhimajve qe jane detyruar te braktisin parajsen Shqiptare por ndaj nje grupi kriminal qe ka zanafillen qe nga koha e Enverit qe terrorizon popullin Shqiptar dhe e ka kthyer Shqiperine ne ferr per te gjithe ne qe kemi ikur te ndertojme keto vendet e shpifura perendimore. Ka ardhur koha qe Shqiperia dhe Shqiptaret ti therrasin mendjes dhe te rrekullojme kete toke qe na ka dhene perendia e jo te shkojme e haperdahemi larte e poshte. Ngushellime Pirros dhe familjes se tij. Keto jane gjera te renda dhe kerkojne rrespekt jo veprime hajnish sic po lexojme ketu e neper forume. Se cfare zgjedhjesh ka bere ai ne jete sic e thashe dhe siper, do pergjigjet diku dhe ai. Por jo cdo gje eshte bardhe e zi. Me qindra mijera kane ikur e kane braktisur vendin e prinderit per nje te ardhme me te mire. Se sa e mire do jete ajo e ardhme ne vend te huaj do ta shohim.

    Përgjigju
    • Ilirjan: 02/10/2021 10:39

      Eshte momenti per te shprehur ngushellimet dhe kaq... U prehte ne paqe, u paste lene uraten!

  • Iris: 02/10/2021 00:15

    Kaq shume driteshkurter e zemergure jeni sa edhe ne fatkeqsi nuk keni meshire?! Ne rradhe te pare, juve urrejtjen per grekun ia nxirrni Piros, pa e ditur historine e vertete.Piroja kishte shfaqur suksese ne sport, qe ne kohen e Enverit dhe kur u be kampion donte te vazhdonte Institutin e Fiskultures,por shefat e atehershem nuk pranuan t'ia jepnin,gjoja nuk plotesonte kushtet fizike per t'u pranuar,(ishin disa kushte qe nje person qe donte te vazhdonte institutin,duhej t'i plotesonte);nese ka pasur dhe ndonje njolle biografie ,sic thuhej atehere ,qe mund te kete ndikuar,nuk e di,por ai nuk e fitoi te drejten per te studiuar.Ai vajti dhe u ankua dhe ne organet vendore,qeverisese ne ate kohe duke sjelle si shembull fituesit e festivaleve ne RTSH,qe fitonin automatikisht te drejten per te studiuar te ARTET,por nuk beri gje.Si rrjedhim, e gjeti veten te zhgenjyer nga sistemi dhe kur filluan arratisjet e shpeshta ,aty nga fundi i 80',vendosi te arratiset dhe ai nga mali dhe me vete morri vetem macen e tij,as buke,as gje dhe iku ne Greqi ,ku historia e tij e suksesit dihet tashme.Sa per fjalet qe thoni sikur ka braktisur nenen,mendoj qe e superteproni.Shkoni ne fshatrat e qytetet e vegjel te Shqiperise,shikoni emisionet sociale e shoqerore,kudo do te shikoni fshatra te braktisur,ose fshatra me pak banore,ku shumica jane te moshuar qe jetojne vetem,sepse femijet u kane ikur ne emigrim,ose ne qytetet e medhaja,per te mos folur per ata qe jane braktisur qellimisht,ose kane perfunduar ne azile te vetmuar.Nena e Piros nuk eshte e vetmja dhe pervec kesaj, shume te moshuar nuk pranojne te jetojne me femijet per 100 arsye,por kur behet fjale per jashte,vetmia e tyre dyfishohet,pasi nuk kane njeri me ke te shkembejne dy fjale.Une vete,njoh plot raste qe kane ardhur ketu dhe jane kthyer ne Shqiperi,se merziteshin,ndjeheshin te vetmuar ne mes te njerezve.Vend i huaj,kulture e huaj,njerez e mendesi te huaja.Jo te gjithe te moshuarit jane ne gjendje te adaptohen me kushtet e reja dhe si rrjedhim preferojne me mire te kthehen ne Shqiperi,ose te mos largohen kurre prej saj.Keshtu qe lerini patriotizmat per gjera te tjera,jo per kete rast.

    Përgjigju
  • klyshat e janulles: 01/10/2021 15:08

    Ne shba paska shkuar ky mut pa atdhe?po pse nuk ndenji ne greqia filja

    Përgjigju
  • Himara: 01/10/2021 14:41

    Ca greku Dhima. Te ardhur jan ne himare nga progonat I Tepelenes. Lerini pordhet.edhe restua ne Himare shqiptare Jan te ardhur nga veriu. Po tani rroft 300 euro ne muaj dhe pasaporta greke dhe te gjith grek o burra

    Përgjigju
    • Shqiptari: 01/10/2021 14:55

      Teoria se shqiptaret e Himares, ashtu si edhe shqiptaret e krahinave te tjera te Epirit, jane nga veriu i Shqiperise eshte perhapur nga portale anonime me qellimin dinak per te justifikuar ne menyre indirekte prezencen shqiptare atje. Pra deshiron ti prezantoj shqiptaret si ardhacak ne Epir. Kjo i shkon per shtat teorise se Epiri i lashte ka qene grek, gje qe nuk eshte e vertet (pavaresisht disa botimeve mashtruese te financuara nga Athina). Epirotet kane qene pellazg, ne lashtesi i perkisnin trungut ilir, ne mesjet kane qene arberor/shqiptar, dhe per kete ka prova mese te mjaftueshme. E verteta historik ka filluar te publikohet dhe do vazhdoj te publikohet, pavaresisht kercenimeve dhe presioneve pa fund nga Greqia.

  • Shqiptari: 01/10/2021 13:18

    Ngushellime familjes Dhima! Pavaresisht qendrimeve politike te Piro Dhimes, qofshin ato edhe percmuese ndaj kombit shqiptar nese thashethmet e internetit jane te verteta, duhet treguar gjithsesi nje minimum respekti ne raste te tilla fatkeqesie. Ata qe shfrytezojn rastin per te shkruar komente negative dhe ofendime, me ose pa dashje, jane duke krijuar percarje te panevojshme mes shqiptareve dhe minoritetit etnik ne Himare. Kjo percarje nuk eshte ne perputhje me traditat shqiptare, dhe per me teper i sherben si ushqim strategjise konfliktuale te ekstremisteve antishqiptar qe duan te krijojn probleme artificiale.

    Përgjigju
    • tekniku: 01/10/2021 14:33

      Nuk ka minoritet ne Himare por nje dyzine shqiptaresh te "greqizuar".Ngushellime familjes dhe atyre qe u rriten rrugeve te Tiranes dhe Zogut te zi.

    • Eli: 01/10/2021 13:33

      Bravo sinqerisht bravo

  • Populli: 01/10/2021 12:43

    Hale..

    Përgjigju
  • alban: 01/10/2021 11:31

    dhe ne qe e shanim se nuk do atdheun. imagjino ai nuk interesohet per nenen e vet

    Përgjigju
  • Qwert: 01/10/2021 09:07

    TURP...maskara ..po ne telefon nuk e merrje dot more zagar..o zot sikur mos te vij as ne varrim per nenen e temerrshme.

    Përgjigju
  • Shaban: 01/10/2021 08:32

    Pune greku, la nenen te ngordhi si qen

    Përgjigju
  • Tani: 01/10/2021 07:37

    Komplet djale qelbesire! Dhe Nenen vetem e ke len.. se kujt i plasi qe jeton ne Amerike.. te dhjefsha mu ne leke.. ku ka si Nena o plehre.

    Përgjigju
    • Aqifi: 01/10/2021 13:37

      O funderrine , qe e le nen te vdiste si qen , ti ske gjak.

    • Arnaut: 01/10/2021 11:40

      Kshu jena ne shqiptaret njerez pa din e iman se greku se kish braktis kurre te jemen e vet po ky vec grek ska qene,ky dhe ai leonidas sabanis mutanti metalurgjikut.Shembull eshte Florian Marku per cdo shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?