Kishin mbetur të bllokuara në zonën “Gropat e Bufit” në Vuno, shpëtohen turistet gjermane

9 Tetor, 15:40| Përditesimi: 9 Tetor, 17:32

  • Share

Himarë-Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë dy turisteve gjermane të cilat kishin mbetur të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pasi forcat e policisë kanë marrë njoftimin kanë nisur menjëherë operacionin. Pas 4 orë kërkimesh së bashku me ekipin zjarrfikës ata kanë lokalizuar vendodhjen e tyre.

Të dyja turistet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, i vjen në ndihmë dy turistëve nga Gjermania, të cilat mbetën të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit nga salla operative Vlorë për dy turistët që kishin kërkuar ndihmë, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.

Shërbimet e rendit, së bashku me forcat zjarrfikëse të Himarës, mbërritën në vendin e dhënë dhe nisën menjëherë kërkimet. Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme. Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që reaguan menjëherë dhe ju ofruan ndihmën e nevojshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?