Kronikë

Himarë, mbollën kanabis pranë lokaleve dhe zaptuan plazhet, në pranga pronarët

9 Gusht 2023, 10:41| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 12:04

  • Share

“Të gjitha në një” (All in”) kështu u kodua operacioni i policisë së Vlorës që vuri në pranga pronarët e lokaleve në plazhin e Krorezës në Himarë të Vlorës.

Veç plazhit publik që kishin zaptuar me  90  çadra dhe 180 shezlongë pronarët e dy lokaleve në plazhin e Krorëzit u ofronin turistëve edhe kanabis të cilin e kishin mbjellur në territorin përreth.

"Gjatë kontrollit të ambienteve të këtyre lokaleve dhe të territoreve përreth, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në vazo dhe në qese, një sasi municioni luftarak dhe 89 bimë narkotike cannabis sativa" informoi sot policia.

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, kamerier.

Më tej, lënda narkotike, municioni luftarak, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materialet, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të këtij operacioni, policia konstatoi dhe një lokal tjetër ku ishte pushtuar hapësirë publike, me qëllim vënien e çadrave dhe shezlongëve, pa autorizim. Për këtë rast, u procedua penalisht administratori i këtij lokali, si dhe u sekuestruan çadrat dhe shezlongët

Për dy të arrestuarit Argjend Nanaj 28 vjeç dhe Ejkel Ismaili dosja i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mirko: 09/08/2023 11:26

    lironi plazhin e llamanit se e keni katrahure me zaptime e degezime ,ai qe sdo te paguaje per shezlong ka gjithe te drejten te vendose nje cader ne rere e te rrije per qejfin e vet ,bregu eshte i te gjithe shqiptareve jo i zaptuesve .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?