Foto ilustruese

Kronikë

Himarë/ Në kërkim për kultivim dhe shitje narkotikësh, arrestohet i riu

7 Tetor, 12:48| Përditesimi: 7 Tetor, 12:49

  • Share

Një 30-vjeçar nga Delvina ka rënë në prangat e policisë së Himarës.

I riu ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje narkotikësh në territorin e Himarës, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me shtetasin R. B., i ndaluar më herët, janë autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e bashkisë Himarë, kishin kultivuar bimë kanabisi dhe e përpunonin më tej me qëllim shitjen”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?