Himarë- Pas përplasjes së dy skafeve në zonën e Kakomesë një ditë më parë policia ka nisur hetimet.
Si pasojë e incidentit u lënduan 4 turistë të huaj jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi ditën e djeshme, jashtë perimetrit të sigurisë, në një largësi të konsiderueshme nga bregu, në zonën e Kakomesë, në Himarë, janë përplasur aksidentalisht dy mjete lundruese (skafe), me drejtues shtetasit A. I., 30 vjeç dhe M. K., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë shtetas të huaj që udhëtonin me skafin e shtetasit A. I”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
