Foto ilustruese

Kronikë

Himarë/ 4 turistë u lënduan nga përplasja e dy skafeve në Kakome, policia nis hetimet

15 Shtator, 10:53| Përditesimi: 15 Shtator, 12:12

  • Share

Himarë- Pas përplasjes së dy skafeve në zonën e Kakomesë një ditë më parë policia ka nisur hetimet.

Si pasojë e incidentit u lënduan 4 turistë të huaj jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi ditën e djeshme, jashtë perimetrit të sigurisë, në një largësi të konsiderueshme nga bregu, në zonën e Kakomesë, në Himarë, janë përplasur aksidentalisht dy mjete lundruese (skafe), me drejtues shtetasit A. I., 30 vjeç dhe M. K., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë shtetas të huaj që udhëtonin me skafin e shtetasit A. I”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?