Himarë/ Po ndërtonte një beach-bar pa leje në plazhin e Borshit, nis hetimi për 45-vjeçarin

3 Qershor, 15:35| Përditesimi: 3 Qershor, 15:52

  • Share

HIMARË - Një rast i ndërtimeve pa leje është goditur nga policia falë kontrolleve të shtuara në prag të sezonit në Himarë.

Në plazhin e Borshit, në vijën bregdetar është evidentuar një beach-bar e cila ishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Sakaq, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A.F., 45 vjeç  i cili po ndërtonte strukturën e beach-bar pa leje.

'Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprimet të mëtejshëm, teksa 45-vjeçari do hetohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?