HIMARË - Një 38-vjeçari është arrestuar nga policia, pasi po ndërtonte një objekt pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në plazhin e Livadhit në Himarë.
Gjithashtu, është proceduar penalisht një 60-vjeçar që ishte punësuar nga i arrestuari për të kryer punime.
Policia po kryen kontrolle çdo ditë me qëllim zbulimin e rasteve të ndërtimit pa leje, apo parandalimit të tyre.
Përmes inteligjencës policore, shërbimet në Komisariatin e Himarës zbuluan rastin e 38-vjeçarit E.C., banues në Tiranë, që po ndërtonte në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh të Himarës.
Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa nisi procedimi penal për R.Q., 60 vjeç, i cili kryente punimet në llogari të 38-vjeçarit.
'Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.', thuhet në njoftimin e policisë.
Objekti që po ndërtohej ishte një strukturë metalike, për të cilën pronari i tokës nuk dhënë miratimin e tij. ndërkohë vijojnë kontrollet dhe monitorimet për goditjen e rasteve të tjera të ngjashme të krimeve ndaj mjedisit.
Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.