Aksioni i policisë në Himarë

Kronikë

Himarë/ Po shisnin 6 tonë benzinë për mjetet lundruese pa kasë fiskale, nën akuzë administratori dhe menaxheri i distributorit

18 Qershor, 14:51| Përditesimi: 18 Qershor, 14:53

  • Share

Himarë- Furnizonin me karburant mjete të ndryshme lundruese pa përdorur kasë fiskale, procedohen penalisht administratori dhe menaxheri i distributorit.

Policia e Vlorës njoftoi sot (18 qershor) se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas marrjes së informacioneve se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll të befasishëm.

“Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve apo përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin”, bëri me dije policia vendore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë Vlorë, ku nisi procedimi penal për S.  K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i distributorit të Himarës.

Hetimet e mëtejshmedo i ndjekë prokuroria vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?