Bokset e sekuestruara në lokalin në Himarë

Himarë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë të lartë në lokal, nën hetim 33-vjeçari

25 Gusht 2023, 16:26| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 16:30

  • Share

Pronari i një lokali në Himarë është vënë nën hetim, pasi vuri muzikë të lartë në lokal pas mesnatës duke shqetësuar pushuesit dhe banorët e zonës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara pas mesnatës, në lokalin në pronësi të një 33-vjeçari, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët dhe pushuesit përreth.

Për pasojë është vënë nën hetim E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për prishje të qetësisë publike.

Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?