Himarë- Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë.
Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka dëshmuar se kishte konstatuar mungesën e parave në beach-barin ku i dyshuari punonte. Policia ka shpallur në kërkim të riun 20-vjeçar për akuzën e vjedhjes dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22 gusht ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte”, thanë burime zyrtare.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësja vjedhjeve, nëse nga punonjësi ka pasur pretendime kundrejt menaxherit dhe lokalit apo ka rrethana dhe dinamikë tjetër, për të cilën ende po hetohet.
Komente
