Dy të rinj nga Borshi janë vënë në pranga nga policia, pasi u kapën duke shpërnda drogë nëpër lokalet e natës në Himarë. Sekuestrohen 130 doza kokaine.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 9”, kanë rënë në pranga Alqi Rrapaj, 26 vjeç dhe Nikolaoes Veizaj 34 vjeç.
Dy të rinjtë dyshohet se shpërndanin kokainë, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës dhe gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre policia gjeti rreth 130 doza kakinë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.