Himarë-Një 24-vjeçar nga Elbasani është vendosur në flagrancë në zonën e Livadhit pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur me makinë.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e Jorgo Zhidro oficerët e policisë sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër të cilën e kishte fshehur poshtë tapetit të makinës.
Përse ndodhej në arrest shtëpie Jorgo Zhidro?
I riu ndodhej në arrest shtëpie që prej 16 marsit të 2023-it për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi mori peng dhe dhunoi me sende të forta Nazmi Liçin për shkak se ky i fundit në bashkëpunim me Ambri Sinakolin i dogjën automjetin e Zhidros.
Operacioni i sotëm u kodua me emrin "Strike 20".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
rraseni burg atje ka arme tjera
Përgjigju