Himarë/ Vijon prej tre ditësh zjarri në kodrat e Palasës, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij

25 Gusht 2022, 09:26| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 08:17

  • Share

HIMARË- Zjarri që ka rënë në kodrat e Palasës vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Flakët janë përhapur sërish ditën e sotme pasi favorizohen nga era.

Ndërkohë, në terren janë zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe zjarrfikësit e zonave të mbrojtura, si edhe ushtarë.

Vatra e zjarrit është aktivizuar para tre ditësh në “Zonën e Mbrojtur” Karaburun, poshtë antenës, Palasë, Himarë. Dje u bë ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve, por ende nuk është bërë e mundur. Dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi ka pasur shkëndija dhe rrufe në këtë zonë. Flakët duken se janë shumë pranë detit, ku gjatë muajit gusht ka mbipopullim nga pushuesit e huaj dhe vendas.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/08/2022 10:23

    Kryeministri mos te pres shirita ne rrugica dhe hale qe ndertohen por te blej dy helikopter per te fikur zjarret se u dogj gjithe vendi

    Përgjigju
    • Kryekapedani: 25/08/2022 11:40

      Or mik, ata e ndezën ti thua pse nuk e shuajnë. Ka zënë pluhur projekti

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/08/2022 10:05

    Samir Mane po hap toka te reja. Ai tuneli kur mbaron meqe ra fjala?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?