Florian Mehmeti është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi vodhi një makinë dhe më pas tentoi që t’i ikë forcave blu. Pas disa minutash ndjekje nga policia, 40-vjeçari u arrestua dhe nga verifikimet rezultonte edhe më parë i dënuar për vjedhje
40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij.
Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.