Himarë-Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i kanë ardhur në ndihmë një turisteje spanjolle e cila ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.
Shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se turistja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.
Më pas u bë e mundur nxjerrja e saj nga vendi ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj drejt spitalit për të marr ndihmë mjekësore.
'Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit. Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.
Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.
Komente
