Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, - një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë.
Ngjarja e së dielës, 27 gusht 2023, ndodhi në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve.
Të shumtë kanë qenë të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche
Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari do të mbronte shokun me të cilin ndodhej në makinë. Alegjiriani ka marrë fuzhnjën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas karabinierëve, të cilët po hetojnë vrasjen, shkaku ishte një debat i kotë. Më pas ndodhi goditja vdekjeprurëse. Menjëherë policia ngriti postblloqe për të arrestuar autorin
Vrasësi u ndalua në Falconara ndërsa ende kishte në dorë fuzhnjën. Kishin qenë pikërisht qytetarët të cilët kishin njoftuar policinë për prezencën e tij dhe më pas u krye arrestimi.
Lajmi kryesor:
Itali, hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij, vritet 23-vjeçari shqiptar në Ankona! Algjeriani e goditi me shtizë peshkimi (EMRI+FOTO)
S.G//ReportTv.al