Protesta e PD, në hetim Noka, Bardhi e Minarolli! Një në pranga, 9 në kërkim! Hetohen edhe 3 protestues, 2 prej tyre të mitur! Babë e bijë u plagosën nga molotovët (AKUZAT)

8 Tetor, 08:14| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:22

  • Share

TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim për manifestim të paligjshëm pas protestës me mololtovë pasditen e djeshme, ku u sulmua Kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS. 

Për aktet e dhunës, Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një protestues, Xh. Rr., 57 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë akuzat "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndërkohë, 3 protestues janë vënë në hetim, dy prej tyre të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë 3 vepra penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës thonë se protestuesit “kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.”

Ndërkohë, përpos 10 policëve që mbetën të lënduar nga molotovët, dëmtime kanë pësuar edhe babë e bijë, të cilët ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Bëhet fjalë për aktoren Juli Emiri dhe babanë e saj, Kujtim Emiri, i cili mori flakë nga molotovët tek Bashkia e Tiranës.

Pas përfundimit të protestës, policia ka sekuestruar 68 mbetje flakadani të plasur, 23 copa plastike të shisheve të djegura, 3 shishe plastike uji, 3 tymuese të plasura, 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse të paplasur, 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 (molotovë), 1 kuti cilindrike bombol, 2 çanta me 17 molotovë.

Opozita kishte angazhuar kryesish të rinj apo edhe të mitur për aktet dhunës, ndërsa ata shiheshin të mbuluar me maska në fytyrë, apo të veshur me të zeza. PD përdori ‘skuadrën e të rinjve’ si guerrilsa për të shkatërruar dhe djegur, banderola reklamash, stacione autobusi, apo deri te koshat e mbeturinave.

Një seri molotovësh janë hedhur drejt institucioneve më të rëndësishme si Kryeministria. Ministria e Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës, apo edhe Bashkia e Tiranës. Si kurrë më parë, opozita sulmoi me molotovë edhe selinë e Partisë Socialiste. Vetëm kur protestuesit mbërritën në Kuvend, policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe më pas drejtuesit politik të PD me disa militantë të mbetur u kthyen në selinë blu.

Nga molotovët, mbetën të lënduar në total 10 policë, ndërsa 3 prej tyre kaluan natën në spital për shkak të djegieve që kishin pësuar. Edhe një protestues u lëndua nga flakët e molotvit, ndërsa në një moment grupi i militantëve pengoi edhe një ambulancë të kalonte. 

PD mbajti pasditen e 7 tetorit 2024 protestën e thirrur vetëm pak pas dënimit të Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'. Zgjati vetëm 3 orë 'mosbindja civile' e PD-së dhe nuk paralizoi as Tiranën. Ecjaket pa busull u udhëhoqën nga Bardhi e Noka, ndërsa pjesëmarrja ishte më pak se ishte paralajmëruar. E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv. 

Çfarë u sekuestrua?
68 mbetje flakadani të plasur;
- 23 copa plastike të shisheve të djegura;
- 3 shishe plastike uji;
- 3 tymuese të plasura;
- 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
- 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
- 1 kuti cilindrike bombol;
- 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Ora 11:26
Protesta me molotov e opozitës, Noka, Bardhi dhe Minarolli nën hetim për manifestim të paligjshëm

1728327754_bardhidhenoka.JPG

Policia e Tiranës ka reaguar pas protestës së PD me molotovë, ku njofton se Gazment Bardhi, Flamur Noka e Ervin Minarolli janë vënë në hetim për tubim të paligjshëm. 3 protestues janë në hetim, mes tyre dy të mitur, një 57-vjeçar është arrestuar dhe 9 të tjerë janë në kërkim për hedhjen e molotovëve drejt selisë së PS, institucioneve, apo shkatërrimin e xhamave të reklamave.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në vijim të veprimeve hetimore dhe  procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr";

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik";  

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Ervin Minarolli, sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal. 

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave. 

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.   

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 

- 68 mbetje flakadani të plasur;

- 23 copa plastike të shisheve të djegura;

- 3 shishe plastike uji;

- 3 tymuese të plasura;

- 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

- 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

- 1 kuti cilindrike bombol;

- 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme. 

Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia. 

Ora 10:37
Efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës, 2 prej tyre lënë spitalin, njëri ende duke marr mjekim

1728377022_efektiv.JPG

3 efektivët e policisë që mbetën të lënduar mbrëmjen e djeshme nga zjarri në protestën e opozitës që ishin te Trauma, janë dërguar në orët e mesnatës së djeshme 7 tetor për shërbim më të specializuar në QSUT në shërbimin e djegie plastikës.

Sips informacioneve të Report Tv, pasi kanë marr mjekim dy prej tyre kanë lënë ambjentet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri vijon të marrë mjekim te djegie plastika jashtë rrezikut për jetën, por me plagë në kyçet e duarve dhe të këmbëve.

Po ashtu, në QSUT mbrëmë janë paraqitur edhe dy protestues, njëri ka marr mjekim dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar te djegie plastika, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • protestuesi: 08/10/2024 15:41

    Selia e ps duhej te ishte djegur plotesisht,,,ju te OD i lini punet pergjysem....heres tjeter digjeni plotesisht....te shtpetojme nga kjo parti hajdute......

    Përgjigju
  • Kasapi Derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/10/2024 15:05

    Po pse moj pise policia ta dogji ty babain ? ? Apo ta dogjēn llumi i shoqēris shokēt e tu qē jeni njēsoi o llumi i shoqēris. E tani ankohesh pēr policin jashqitje e kombit.

    Përgjigju
  • Alb: 08/10/2024 15:03

    Kjo parti prej 1992 deri sote vetum shkatrrim ka ba ne shqipnin

    Përgjigju
  • Flamuri: 08/10/2024 13:40

    O sali o p rob e gjithe shqipnia

    Përgjigju
  • Loni: 08/10/2024 13:35

    Sesi lejohen familja e berishes me bo cfar t duan nje zot e di. Te ishin ne shtetet serioze kta jo molotov qe nuk do hidhnin por as cigaren.

    Përgjigju
  • Taypi: 08/10/2024 12:49

    Futi mrena keta monstra antishqiptare..

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/10/2024 11:21

    Mbani ne burg keto te molotovit . Ne vendet europiane ben 3-4 vjet burg per molotov , nuk esht loj

    Përgjigju
  • Sifi: 08/10/2024 09:17

    Noka dhe Bardhi Jane organizatorwt e zharrvenues dhe Saliu frymezyesi . Ne se nuk arrestohen keto kafshe do Jenifer dhe me Kew

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 08/10/2024 08:30

    Këta jan parahistorik që sillen ashtu me qytetin.Policia shumë e butë,ajo është ORGAN FORCE dhe jo kish,xhami,apo teqe.Për mua DERRI DO PLUMBË.e JO lutie.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/10/2024 13:12

      Po kush e hodhi molotov polizia? Ehodhen ata qe u dogjen dhe mir tju behet , kush kerkon te vrase vritet vete , mos akuzoni policine kot .Jeni vete fajtor , biles as spitali mos tju pranonte ,kafshe te shperfytyruar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?