Protestuesit hedhin tymuese dhe kapsolle drejt kryeministrisë

Hodhën tymuese drejt kryeministrisë, zbardhet dëshmia e protestuesve të Berishës: Për këtë erdhëm, jo për shëtitje

12 Shkurt 2023, 11:46| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 12:57

  • Share

Është zbardhur dëshmia e tre personave të shoqëruar në polici për incidentet në protestën e ditës së djeshme. Burime për Report Tv bëjmë me dije se protestuesit kanë deklaruar se kanë shkuar në tubim për atë qëllim, duke konsideruar se protesta e tillë është, jo vetëm për të shëtitur.

Dy prej protestuesve që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullve mbi lëndët plasëse deklaruan në polici se hedhja e tymueseve dhe kapsolleve në drejtim ishte akt proteste.

“Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, mësohet të kenë thënë protestuesit.

Mes personave të vënë nën hetim është edhe 21 vjeçari nga Durrësi i cili ishte veshur një uniformë policie dhe po qëndronte në afërsi të dy kullave. Ai u pikas në protestë teksa qëndronte në afërsi të  dy kullave, i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Ai u shpreh se nuk kishte pasur qëllim të keqpërdorte veshjen e tij, duke rrëfyer se kishte dëshirë të ishte polic. 

Ditën e djeshme protesta e opozitës e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, zgjati për rreth 3 orë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe pas mbylljes protestuesit hodhën kapsolla, flakadanë dhe zhurmues drejt godinës së kryeministrisë.

Pasi përfundoi fjalimin e tij para protestuesve, i shoëruar nga rreth 50 persona Berisha u nis në një ‘marshim’ drejt parlamentit, ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe selisë e PS.

1500 ishin forcat e policisë të angazhuara për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestë, ndërkohë që si zakonisht ishin marrë masa përforcuese në institucionin e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit përballë. Mazhorana ironizoi protestën e djeshme, ndërkohë i vetmi reagim i kryeministrit Rama ka qenë një video e postuar në facebook duke bërë poçe balte. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 12/02/2023 18:30

    Mjeran jan bere per tu qar hallin. Shkojn pas legenit e sdin ca bejn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?