TIRANË- Një ditë pas protestës para kryeministrisë, Sali Berisha thotë se do të vijojë me protestat për të sjellë ‘revolucionin’. Ish-kryeministri ka ndarë ditën e sotme një video nga protesta dhe shkruan se ditën e nesërme do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit. Të hënën në orën 17:00 kur Berisha ka thirrur protestën do të mbahet seanca plenare.
“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit”, shkruan Berisha.
Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një pjesë të fjalës së tij nga protesta. Ai shkruan se nuk do ta lejojnë më Ramën të prodhojë vetëm mjerim që më pas sjell edhe largimin e shqiptarëve.
“Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”, shkruan Meta.
Një ditë më parë Berisha mbajti protestën para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.
Sali Berisha me 2 non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e thirri protestën me pretendimin se do rrëzojnë kryeministrin Rama, siç e quan ai për skandalin McGonigal. Por siç u pa kishte parulla kundër SHBA.
Aleati i Berishës për revolucion, Ilir Meta u largua i pari nga protesta dhe nuk e shoqëroi Berishën në marshimin që bëri në disa prej institucioneve publike. Berisha u ndal të Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Selia e Partisë Socialiste. Mirëpo, në këtë “pelegrinazh” të tij, ishte dhe ndalesa që bëri në Bunk’Art. Cili ishte mesazhi që donte të përcillte?
Ja dhe komunisti i betuar SB,besnik i partise deri ne fund./Revolucioni na fton!/-thote sekretari i partise,qe ka marre dhe ka transformuar titullin e kenges se Vace Zeles-/Revolucioni marshon/ !!
PërgjigjuA na rruan tr*pin o gore?
PërgjigjuRevolucioni socialist i birishes
PërgjigjuKjo opozitë nuk ngjit fare me popullin! Mund të ngjisë me militantët e PD, por kjo s'mjafton për të rrëzuar qeverinë. Dmth, hani sallatë sa të kalojë dhe kjo natë! Rama do iki kur të dojë ai. Skandalet nuk kanë për tia shkurtuar jetën në pushtet, sepse ai nuk i mbron ata që bëjmë skandale. Ahmetaj e ka vendin në burg. Pas kësaj proteste rruga për arrestimin e tij është e hapur!
PërgjigjuKur te shikoni mojen e veshit pa pasqyre atehere mund tju japi llogari Rama ,ka bere mire qe nuk ju pergjigjet se nuk e meritoni ju jeni kermat e shqiperise dhe Rames do ti hani ate qe sthuhet .Gjigandi nga fitorja ne fitore ,ju nuk e ndysni dot Ramen .