Kronikë

Ndoti detin e Dhërmiut duke pastruar mjetin lundrues dhe shkeli perimetrin e sigurisë, në hetim drejtuesi! Gjobitet 100 mijë lekë pronari (VIDEO)

13 Korrik, 12:45| Përditesimi: 13 Korrik, 12:56

  • Share

Një subjekt tregtar është ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh, pasi mjeti i tij lundrues hodhi mbeturina në det dhe qëndroi në shkelje të perimetrit të sigurisë ujore në plazhin e Dhërmiut.

Për këtë rast, nisi edhe procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin G. I., 25 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

"Hodhi mbeturina në det gjatë pastrimit të mjetit lundrues dhe shkeli perimetrin e sigurisë ujore, procedohet penalisht drejtuesi dhe ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, subjekti tregtar që kishte në pronësi mjetin lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Dhërmiut, pas denoncimit se nga një mjet lundrues po hidheshin mbeturina në det dhe po qëndronte afër bregut, duke shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar subjektin tregtar që kishte në pronësi skafin, me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Ndotja e ujërave” dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin G. I., 25 vjeç, pasi gjatë pastrimit të mjetit kishte hedhur mbeturina në det", njoftoi Policia. 

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë publike apo të dëmtojë mjedisin detar.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?