Prezenca e OSBE-së është e para që ka uruar Holta Zaçajn, për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese.
“Prezenca e OSBE-së uron përzemërsisht gjyqtaren Holta Zaçaj për zgjedhjen në postin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese. I urojmë asaj dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës sukses në ushtrimin e detyrës së tyre themelore dhe presim me kënaqësi të vijojmë bashkëpunimin e afërt dhe frytdhënës edhe nën drejtimin e ri të saj”, thuhet në reagimin e OSBE.
Lajmi kryesor:
Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, mori 5 vota në raudin e tretë! Bëhet e para drejtuese pas implementimit të reformës në drejtësi
B.K./ReportTv.al