Homazhet në Teatrin e Fierit për efektivin e vrarë Novruz Cenalia, marrin pjesë ministri Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit

15 Maj, 10:04| Përditesimi: 15 Maj, 17:22

  • Share

 

Aktualisht po mbahen homazhe për efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia, i vrarë dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, nga Azgan Mërnica i cili nuk është kapur ende nga policia.

Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryejnë përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.

Homazhet po kryhen në hollin e teatrit Bylis në Fier. I pranishëm në homazhe ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si dhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ndërsa nga pamjet duken në rresht të parë edhe familja e të ndjerit, vëllai, motra, nëna, babai dhe nusja.


Lajmi kryesor:

Ceremonia e lamtumirës/ Polici i vrarë në Fier përcillet për në banesën e fundit! Autori vetëdorëzohet


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?