FIER- Me lot në sy kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë lamtumirën e fundit 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Dhimbja është e madhe për vëllanë, motrën, nënën, babanë dhe nusen e të ndjerit.
Kolegët parakalojnë para arkivolit të Novruz Cenalisë me të cilin deri para dy ditësh ndanin të njëjtin pasion për uniformën e policisë. Kristjana Sheqi dhe Redjan Dervishaj rrëfejnë për Report Tv momentet e vështira kur mësuan për vrasjen e kolegut.
“Po e prisnim që të vinte në punë. Ishte shërbimi i radhës që do të merrnim turnin e pasdites. Ishte lajmi më i rëndë dhe më I pabesueshëm që mund të merrnin”.
Ishte shumë bashkëpunues. Nuk gjej fjalë. Do ta kujtojmë dhe ai do të jetë mes nesh për të vijuar misionin që kemi’.
“Djalë shembullor, familjar e motivues. Kjo është një dhimbje e madhe”.
Homazhet në nder të policit që u vra nga një kriminel në rrugë u mbajtën në hollin e “Teatrit Bylis” në Fier. Morën pjesë Ministri i Brendshëm, deputetë, zyrtarë lokale dhe klerikë.
Gjithashtu efektivë të shumtë e qindra qytetarë të Fierit ngushëlluan familjen Cenallia. Më pas arkëmorti u transportua drejt varrezave të fshatit Baltëz.
Në nder të policit të “Shqiponjave” mbajti fjalim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili u zotua para familjes së Cenalisë për kapjen e autorit të krimit.
“Ai ishte një nga njerëzit më korrektë dhe punëtorë të policisë, i rritur në një familje ku uniforma e policisë ishte 20 vjet e pranishme. Zotohemi se Policia e Shtetit do të punojë për kapjen e autorit dhe se kushdo që cenon uniformën e policit do të përballet ashpër me ligjin. Zotohem para familjes se do ta vendosim para ligjit autorin e krimit”, tha Rrumbullaku.
Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave'?
28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Foto: Novruz Cenalia
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.
Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.
Mesazhi i plotë i ngushëllimit:
“Të dashur familjarë!
Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.
Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.
E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.
Kreu i Policisë së Shtetit mbajti fjalën e tij teksa u përcoll sot për në banesën e fundit efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia, që humbi jetën teksa u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, ende në kërkim.
Rrumbullaku siguroi familjen e të ndjerit, se pavarësisht humbjes së të dashurit të tyre, policia e shtetit dhe ministria do të jenë gjithnjë pranë tyre.
'Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të Novruz Cenalisë, djali të ri në moshën 28 vjeç na ka tronditur të gjithëve. Familja Cenalia përcjell sot me lot djalin e saj dhe policia e shtetit ndjen dhimbje dhe keqardhje. Ministria e brendshme dhe i gjithë opinioni publik ndodhet pranë familjes Cenalia për të lehtësuar sadopak dhimbjen e saj. Të gjesh fjalë në momente të tilla nuk është e lehtë. Nuk ka fjalë të ngushëllosh, prindin, motrën, vëllain, të gjithë njerëzit e afër të Novruzit për ikjen e tij në lule të rinisë. Për të gjithë ne dhimbja bëhet edhe me e hidhur kur jeta e punonjësit të policisë së shtetit ndërpritet shpejtë nga dora e një vrasësi. I rritur në një familja ku uniforma e policisë ishte e pranishme prej 2 dekadash, veshur me këtë uniformë të shtrenjtë ai kaloi çastet finale dhe më dramatike të jetës së tij. dhe ne e përcjellim sot në banesën e fundit si punonjës i policisë së shtetit me të gjithë nderimet që i takojnë. Mes dhimbjes së thellë i japim lamtumirë kolegut duke u zotuar se policia e shtetit do të luftojë me ashpërsinë, më të madhe ligjore. Kushdo që cënon punonjësin e policisë do të marr përgjigje ligjore. Policia e shtetit është zotuar për të vendosur para ligjit vrasësin e Novruzit. Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të ketë në dorë vrasësin e Novruzit. Njëkohësisht si drejtor i policisë dua të garantoj familjen Cenalia se organizata jonë do të jetë krah tyre. Mungesa e njeriut të dashur dhemb shumë po ju lutem besoni tek policia e shtetit dhe ministria e brendshme se ajo nuk harron kurrë gjakun e derdhur. Në emër të policisë së shtetit dua të garantoj se sakrifica e Novruzit dhe e të gjithë të rënëve do të lartësohet. I paharruar kujtimi i Novruz Cenalisë', ka qenë fjala e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 e sot duhet ti japë lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën.
Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin por u qëllua me plumb në kokë nga 23 vjeçari Azgan Mernica pas debatit për radhën e kalimit të makinës në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz të Fierit ku dhe kishin shtëpinë.
Dhimbja është e madhe dhe për të ëmën, të atin, motrën dhe vëllanë e Novruzit. Të ulur në reshtin e parë në sallën ku mbahen homazhet shtrëngojnë duart e njërit tjetrit për ti dhënë forcë, por lotët nuk mund të ndalen.
E ëma e Novruzit, vetëm 28 vjeç përpiqet ti japë forcë nuses së re. E shtrëngon në gjoks dhe e puth në ballë. Në këto momente të vështira fjalët nuk gjenden por me përqafim dhe shtrëngimin e duarve i thonë se i gjenden pranë në këto momente zie.
Forcat RENEA vijojnë kontrollet në tre pika për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave Novruz Cenalia.
Kryqëzimi që lidh fshatin Baltëz – Sulaj, në drejtim të Pojanit, Apollonisë janë pikat ku po kryhen kontrolle.
Ndërkohë që edhe grupe të FNSH janë pozicionuar në Apolloni dhe Pojan ende nuk ka rezultat për autorin, Azgan Mërnica.
Aktualisht po mbahen homazhe për efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia, i vrarë dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, nga Azgan Mërnica i cili nuk është kapur ende nga policia.
Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryejnë përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.
Homazhet po kryhen në hollin e teatrit Bylis në Fier. I pranishëm në homazhe ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si dhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Ndërsa nga pamjet duken në rresht të parë edhe familja e të ndjerit, vëllai, motra, nëna, babai dhe nusja.
Duhet te reflektojme te gjithe sidomos njerzit e veshur me pushtet. Mos beni trimin nga rroba qe veshni se nje dite mund te perfundoni si ky rahmeti. Nuk justifikohet vrasja por duhet patur kujdes me pushtetin mos te hypi vetja ne qejf.
PërgjigjuShikoni se cfar shkruan ky gomari ISHALLA KAN ZENE........o prere këto 33 vjet janë vrare mbi 250 police bije nenash ...me siguri qe ky idjot eshte shpellare.Ne Amerike po i hoqe duart nga timoni kur te ndalon policia polici te vret ne vend.
PërgjigjuPolici nuk ka qen ne sherbim as ne aksion . Polici ka dal nga makina duke i ber si i fort. Dhe e gjeti hundleshin
Te mos bejn si cuba te fort me makina me targa te huaja e xhama te zi
PërgjigjuAutori duhet eliminuar dhe jo arrestuar.Vetem me eliminim vihet drejtesi
Përgjigju