Presidenti Ilir Meta gjatë homazheve e cilësoi Moikom Zeqon si një misionar, që mbrojti historinë, kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Kreu i shtetit tha se Zeqo ka dhënë një kontribut të vyer.
"Moikom Zeqon kam pasur fatin ta njoh nga afër në momente tepër të vështira dhe të mësoj prej tij mjaft. Zeqo është nga ata njerëz të cilët për njohuritë për dijet në fushat nga më të ndryshmet janë shumë të rrallë, aq më tepër për një vend si i yni, por edhe më të rrallë e bën, fakti që ai njohuritë e tij i vuri në shërbim të kauzave më të mëdha kombëtare, publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës. Sot po lexoja një shkrim të Spiro Dedes, dhe ai e kujtonte si 50 vite më parë ndërsa Zeqo kishte ca përfyturime që dukeshin si imagjinare, shokët e tij habiteshin dhe më të drejtë thoshte se nuk shihnin.
Si misionar që ishte, ai kishte një përfytyrim dhe një vështrim largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë dhe kjo është arsyeja që të gjithë dinë se kanë humbur dicka nga vetja e tyre. Ishte një personalitet që dha shumë më tepër sesa mori nga shoqëria. Është një personalitet që për atë kontribut që ka dhënë, mbrojtjen që i ka bërë historisë dhe kulturës dhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë më humane. Ai do të mbetet një personalitet frymëzues në të ardhmen" tha ai.
Meta kujtoi edhe kontributin e Zeqos në partinë Socialiste. "Moikom Zeqo mund të kalonte menjëherë me Lëvizjen Demokratike por nuk mohoi bindjet, sepse ishte i majtë, por me bindje të forta demokratike dhe këtë e tregoi, ishte ndër kontribuesit e hapjes së PS-së dhe mbështetjes së të rinjve si unë, Majko dhe shumë të tjerë për të bërë një transformim të së majtës dhe kjo ndodhte në momentet më të errëta të së majtës në vitet 1991. Edhe brenda familjes politike qëndroi një personalitet si vetvetja, si rrallë të tjerë, kritik dhe parimor, personalitet që ishte problematik me cdo lloj pushteti, por i dashur dhe adhuruar nga njerëzit" tha ai.
Lajmi kryesor:
Lamtumirë Moikom Zeqo, fjalimi prekës i djalit: Amaneti i tij s'u përmbush! Ku je tani babi? Si ike kështu? Meta: Ishte misionar (VIDEO)
//ReportTv.al