Sociale
Top 24

'Hormonet' tek fruta-perimet/ AKU-ja zbarkon në Fier dhe Berat: Nuk ka vend për alarm (VIDEO)

29 Prill 2019, 14:30| Përditesimi: 29 Prill 2019, 15:01

  • Share

Pas akuzave të shumta që janë drejtuar së fundmi ndaj fermerëve mbi përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të ndryshme, ministria e Bujqësisë nisi kontrollet, të cilat kanë vijuar edhe në pikat e grumbullimit të perimeve dhe frutave në Fier dhe Berat.

AKU-ja njofton se pas lajmeve të bëra publike në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.

Gjatë këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. "Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit" thotë AKU.

AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashkëkohore. "Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së" mbyllet deklarata.

Por për parandalimin e kësaj problematike, një nga hapat që pritet të merret është edhe ashpërsimi i Kodit Penal dhe përdorimi i tepruar i pesticideve të cilësohet vepër penale e i dënueshëm me burg.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama Rri - Basha Ik: 30/04/2019 14:31

    Nuk arrij te kuptoj funksionin e vertet te AKU-se. AKU merret me eksportet drejt BE-se apo me kontrollin e produkteve ushqimore?! Artikulli me shume flet per eksportet, qe te na mbushe mendjen, se sa per kontrollet dhe raportin e tyre. Dhe ne fund e kalon topin tek kodi penal.

    Përgjigju
  • Ardian Karaj: 30/04/2019 13:09

    Si rregull duhen dhe dorezat gjate inspektimeve, po hajt, shyqyr qe kane dale ne kontroll thuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?