Hotelet plot turistë në Vlorë, kreu i operatorëve turistikë: 20% më shumë rezervime se viti i kaluar

12 Gusht 2023, 17:11| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 21:37

  • Share

Në 10 ditët e para të muajit gusht kanë regjistruar hotelet dhe ambientet me qira në kapacitet e tyre maksimale. Shifrat që konfirmohen edhe nga operatoret turistike ndërsa ka një rritje në rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku hotelet ishin të mbushura kryesish nga vendet e lindjes, sipas kreut të operatorëve turistik, Vasil Bedini, këtë vit janë prenotuar nga vendet evropiane si Italia dhe Spanja.

“Jemi në kulmin e sezonit turistik, të gjitha hotelet janë me kapacitete të plota dhe apartamentet. Hotelet janë plot janë rezervuar 3 muaj më parë, 20% më lart se viti kaluar. Spanja me shifra të kënaqshme, Italia, Austria etj, është rritur dhe cilësia e shërbimit”, tha Bedini.

Fluksi i pushuesve gjendet edhe në rrugët që të çojnë drejt bregdetit, ndërsa numri I tyre rritet gjatë fundjavës duke “paralizuar” qytetin ku vetëm në orët e para të së shtunës kanë hyrë në portin e Vlorës rreth 2200 pasagjere dhe 430 mjete.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turisti Lumtur: 13/08/2023 09:35

    Te gjitha mire shifrat ,vetem surati i ketij Bedinaj nuk ndryshoj asnjehere, kok cep ngeli lumadhi.

    Përgjigju
  • 20 për qind: 12/08/2023 18:04

    Si ua do Xhani shifrat. Mos u ankoni për taksat pastaj

    Përgjigju
  • Por: 12/08/2023 17:56

    Përsëri gënjejnë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?