Ervin Hoxha dhe Ilir Proda

Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra

16 Nëntor, 10:15| Përditesimi: 16 Nëntor, 15:54

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, filluan prezantimin e 12 drejtorëve vendorë nga kryeqyteti.

"Emërimi i Elton Alushit përfaqëson jo vetëm një hap përpara në konsolidimin e strukturave të sigurisë, por edhe një angazhim të ri për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të kryeqytetit, ku sfidat janë të shumta dhe dinamike, nën vizionin "Shqipëria 2030", nënvizoi ministri Hoxha.

Ai tha më tej se Tirana, si zemra administrative, ekonomike dhe sociale e vendit, kërkon një Polici, që jo vetëm të jetë vigjilente dhe efektive në parandalimin dhe luftën ndaj krimit, por edhe një polici që të jetë e afërt me komunitetin, duke ndërtuar ura besimi e bashkëpunimi.

Hoxha kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve kriminale, si dhe rihapjen e hetimeve për ngjarje të vjetra, të cilat janë shkak për zinxhir pasojash, nëse mbeten pa u ndëshkuar.

Në Durrës u prezantua Drejtor Vilson Bala.

"Ky qytet ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit, si një portë hyrëse për Shqipërinë.

Kjo e bën atë të përballet me sfida komplekse në fushën e sigurisë publike dhe luftën kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, drejtimi i strukturave policore në këtë zonë kërkon një vizion të qartë, strategji dhe përkushtim maksimal për zbatimin e ligjit me paanshmëri dhe profesionalizëm", u shpreh ministri në takim me strukturat drejtuese të DVP Durrës.

Vilson Bala vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë brenda Policisë. Ai u rendit i pari me pikë, në konkurrim.

Hoxha shtoi se Durrësi, si një qendër ekonomike, turistike dhe tranzit, kërkon një qasje të mirëkoordinuar për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët dhe vizitorët.

"Struktura e re drejtuese do të punojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar çdo formë të krimit të organizuar, trafiqeve dhe evazionit. Siguria nuk është vetëm një përgjegjësi e policisë, por një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë", tha ministri i Brendshëm.

Ora 15:16
Prezantohen drejtuesit e rinj të policisë në Elbasan dhe Korçë, ministri Hoxha: Çmontim aktiviteteve dhe grupeve kriminale

ELBASAN - Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese, të cilin nënvizoi se do të donte ta shihte të tillë në çdo qark.

"Pata mundësinë t'i falënderoj drejtuesit e këtyre institucioneve së bashku me ish-drejtorin e DVP Elbasan, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, teksa prezantuam Drejtorin e ri të qarkut, Fatmir Hoxhën. Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin", u shpreh ministri.

Më tej ai theksoi se lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore të punës së trupës me uniformë.

Ai kërkoi gjatë takimit që në fokus të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Më pas në Korçë, në një takim me strukturat lokale të Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, u prezantua Erion Ahmeti, si Drejtori i ri Vendor.

Korça është ndër destinacionet më të preferuara turistike. Ajo tejmbushet për festat e fundvitit.

Për këtë, ministri apeloi ndaj strukturave të varësisë për rritjen e sigurisë publike dhe rrugore në atraksionet turistike dhe eventet kulturore mbetet prioritet.

"Si një rajon kufitar dhe ekonomikisht i rëndësishëm, Korça padyshim që përballet me sfida të krimit të organizuar, trafikimit dhe informalitetit, e në këtë aspekt kërkoj punë edhe më të madhe, për të luftuar këto fenomene dhe për të forcuar sundimin e ligjit", u shpreh Hoxha.

1731766828_prodakorce.jpg

Ministri Hoxha dhe drejtori Proda në prezantimin e drejtorit të ri të DVP Korçë
Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?